Haaland bën detyrën dhe i fal tre pikët Dortmund, Leipzig ndalet në transfertë

15/12/2021 22:51

Në javën e 16-të të Bundesligës, Dortmund ka kaluar me sukses provën shtëpiake ndaj Greuther Furth. Verdhezinjtë triumfuan me rezultatin 2-0, me golat që erdhën nga këmbët e të zakonshmit Erling Haaland.

Në pjesën e parë, norvegjezi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në fraksionin e dytë, dyfishoi shifrat në minutën e 82 pas një asisti të Brandt.

Në fund, pati kohë edhe për një realizim të Malen. Pas këtij dygolëshi, Haaland ngjitet në kuotën e 13 realizimeve në kampionat (kryeson Lewandowski me 18 gola), ndërsa skuadra pozicionohet në vendin e dytë me 34 pikë, gjashtë më pak se kryesuesit e Bayern.

Sakaq, Greuther Furth mbetet i fundit me katër pikë. Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Leipzig është ndalur në një barazim 1-1 ndaj Augsburb në transfertë dhe po në barazim janë mbyllur edhe ndeshjet mes Union Berlin-Freiburg (0-0) e Bayer Leverkusen-Hoffenheim (2-2).

Top Channel