Dele Alli është një nga lojtarët më cilësorë të Tottenham, por sezonet e fundit nuk kanë qenë pozitive për mesfushorin ofensiv.

Në fillim problemet me Jose Mourinhon, teksa 25-vjeçari nuk bën pjesë as në planet e Antonio Contes. Trajneri italian nuk e cilëson të pazëvendësueshëm dhe drejtuesit e “Gjelave” kanë vendosur ta huazojnë në merkaton e janarit.

Dele Alli numëron vetëm 515 minuta aktivizim në Premier League këtë sezon, me Newcastle që është klubi favorit për të marrë shërbimet e lojtarit anglez.

Tottenham ka vendosur të huazojë lojtarin që të luajë sa më shumë diku tjetër, në mënyrë që të rikthehet në formën e ditëve më të mira.

Top Channel