PSG i vendos “shkopinj nën rrota” Real Madridit, nis kontaktet me objektivin e spanjollëve

16/12/2021 10:40

Deri para pak ditëve, Real Madrid ishte në krye të klubeve favorite për të nënshkruar me Antonio Rudiger të Chelsea.

Mbrojtësi është në vitin e fundit të kontratës dhe madrilenët kërkojnë të përfitojnë nga ky fakt për të forcuar qendrën e repartit difensiv.

Megjithatë, edhe pse spanjollët mund ta kenë menduar të lehtë tratativën për gjermanin, PSG është kujdesur që asgjë e tillë të mos ndodhë.

Drejtuesit e francezëve gjithashtu kanë dëshirë për të forcuar organikën me cilësitë e 28-vjeçarit dhe në këtë formë kanë nisur kontaktet e para me vëllain dhe njëkohësisht agjentin e Rudiger, Sahr Senesie.

Ndërkohë, duke qenë se është në vitin e fundit të kontratës, Rudiger ka të drejtën të nënshkruajë një parakontratë me klubin e ri ku mund të vazhdojë karrierën dhe në këtë aspekt, parisienët kanë kaluar në Pole Position dhe janë në avantazh ndaj Real Madrid.

Megjithatë, asgjë nuk mund të konsiderohet e mbyllur, teksa për Rudiger në lojë është edhe Manchester United apo Bayern Munich, ndërsa edhe Chelsea nuk e ka thënë fjalën e fundit mbi rinovimin duke qenë se trajneri Tuchel e vlerëson mbrojtësin.

Top Channel