Zjarr në qendrën tregtare, 100 vetë bllokohen në çati

15/12/2021 18:21

Më shumë se 100 persona kanë ngecur në katin më të lartë të një ndërtese në Hong Kong, pas shpërthimit të zjarrit brenda saj dhe presin ndihmë.

Zjarri që shpërtheu papritur në Qendrën Tregtare Botërore atje, nuk i la rrugë tjetër shpëtimit përveç grumbullimit në çati.

Një pjesë e njerëzve brenda godinës tashmë janë evakuar, por të tjerë, sidomos ata që ndodheshin në restorantet e qendrës, ngecën brenda ambjenteve të saj.

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e zjarrit; ata janë të moshave nga 31 deri në 72 vjeç.

Zjarrfikësit, thotë Reuters, kanë luftuar më flakët për disa orë dhe po përpiqen shumë që t`i shpëtojnë qytetarët.

Dëshmitarë okularë thonë se alarm ii zjarrit ra 10 minuta përpara se të shfaqej tymi. Stafi ishte përpjekur t`i qetësonte duke i thënë se thjesht ishte djegur dicka e të mos frikësoheshin.

“Nuk na thanë që ka rënë zjarr”, shprehet Meiling Lai, e cila u bllokua bashkë me 80 persona të tjerë në katin e pestë të ndërtesës. Zjarri, në godinën 38-katëshe u raportua rreth mesditës sipas orës lokale.

Top Channel