E shtunë, 04 Shtator 2021
12:59
Nuk ikim pa u vrarë i fundit nga ne”/ Talebanët: “Morëm Panjshirin”, rezistenca mohon!

Talebanët pretendojnë se Panjshiri ka rënë në duart e tyre, por rezistenca mohon.

12:53
Karta identiteti të falsifikuara, drogë dhe vetëplagosje me armë zjarri/ Arrestohen 5 persona në Tiranë

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.

12:42
Emrat/ Përdornin lavazhin për të shpërndarë kokainë, arrestohen dy të rinj në Vlorë

Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Vlorë sepse shpërndanin kokainë në lavazh.

12:35
Ndeshja me Hungarinë, Kombëtarja nis punën me Nedim Bajramin

Kombëtarja shqiptare ka nisur menjëherë punën për ndeshjen e radhës kualifikuese të Botërorit 2022, atë me Hungarinë. kuqezinjtë e drejtuar nga edy Reja do të kërkojnë që të harrojnë humbjen e pësuar në Varshavë 4-1.

12:28
Studentet afgane në Shqipëri: Talebanët lënë vajzat të shkojnë në shkollë deri në klasë të shtatë, duan t’i mbajnë në errësirë

Dy vajza të reja afgane që janë strehuar në Shqipëri kanë rrëfyer ëndrrën e tyre për arsim dhe edukim.

12:01
Korçë/ Arrestohen dy persona, një shpallet në kërkim, një tjetër procedohet penalisht. Ja për çfarë akuzohen

Dy persona janë arrestuar nga policia në Korçë, një është shpallur në kërkim dhe një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

11:54
Sherri mes kosovarëve dhe shqiptarëve, dëshmitari: Erdhi një furgon me të tjerë, kishin bërë thirrje për përforcime

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Trieste të Italisë, ku u përplasën shqiptarë e kosovarë dhe mbetën të plagosur 8 persona, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.

11:37
Arrestohet 45-vjeçari në Kakavijë, donte të dilte nga Shqipëria me 278 gr heroinë

Një 45-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës sepse u kap me heroinë në makinë.

11:21
Shqiptarët e kosovarët, “luftë” në zemër të Triestes, 8 të plagosur. Policia rrethon zonën!

Të shtëna armësh kanë tronditur orët e para të ditës qytetin Italian të Triestes, ku të paktën 8 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

11:14
Dëmtoi barrierat anësore të autostradës Levan-Vlorë duke ndërtuar rrugë dytësore, arrestohet 47-vjeçari (Emri)

Një 47-vjeçar, i identifikuar si Adrian Baçaj është arrestuar nga policia pasi dëmtoi barrierat anësore të autostradës Levan-Vlorë.

11:04
“Dua të vdes”/ 19 vjeçarja hidhet nga dritarja për t’i shpëtuar rrëmbyesve, vajza në gjendje të rëndë 

Një 19 vjeçare në qytetin turk të Antalias është përpjekur t`i largohej personave që e kishin rrëmbyer, torturuar e përdhunuar, e mendoi se rruga e vetme për shpëtim ishte të hidhej nga dritarja.

10:54
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset ish kryetari i PS në Vau Dejës (Emri)

Të shtëna me armë janë shënuar rreth orës 10:15 të ditës së sotme në Shkodër, në afërsi të shkollës Pyjore.

10:45
Propozimi i Edi Ramës si kryeministër, mbërrin në Presidencë shkresa e PS

Partia Socialiste ka dorëzuar në Presidencë shkresën për propozimin e Edi Ramës si kryeministër.

10:28
Detaje nga krimi në Glyka Nera/ Zbulohet bashkëpunëtori i Babis dhe kërcënimet që i bënte psikologes së çiftit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 20-vjeçares britanike në Greqi nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos, i cili kishte një bashkëpunëtor.

10:15
SHBA-ja sanksionon katër zyrtarë të inteligjencës iraniane

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione kundër katër punonjësve të inteligjencës iraniane të cilët planifikuan të rrëmbejnë një gazetare amerikane.

10:02
PDK: Qeveria Kurti po dështon, shëndetësia, ekonomia dhe arsimi pranë kolapsit

Partia Demokratike e Kosovës ka adresuar një varg akuzash ndaj Qeverisë Kurti për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

09:51
Kultivuan fidanë kanabis në banesa, arrestohen dy persona nga policia e Durrësit

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi kishin kultivuar kanabis sativa në banesat e tyre në territorin e Krujës.

09:43
Emrat/ Këta janë gjyqtarët që kanë kandiduar për anëtarë të KLGJ

Gjykata e Lartë ka bërë publikë listën e gjyqtarëve që kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar për kandidim për anëtarë të KLGJ.

09:38
Shqiptari nuk kontrollon xhelozinë, lidh gruan për karrige dhe e torturon për dy orë. Dëshmia: Ajo është e droguar…

Një 40-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane pasi ka torturuar bashkëshorten e tij duke e dhunuar vazhdimisht.

09:28
Si mund të shkurtohet periudha e fushatës zgjedhore?

Asnjë nga partitë politike në Kosovë, nuk kanë parashtruar ndonjë kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, lidhur më shkurtimin e periudhës se fushatës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Kreshnik Radoniqi kryetar i këtij institucioni.

09:20
Korçë/ U kap me kallashnikov dhe kanabis në shtëpi, arrestohet 26-vjeçari. Shpallet në kërkim vëllai

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës për armëmbajtje pa leje dhe tentativë për kultivim të bimëve narkotike. Ndërkohë është shpallur në kërkim vëllai i tij 21 vjeçar.

09:12
Rrëzohet Panjshiri? Forcat talebane konfirmojnë se kanë marrë pushtetin e të gjithë Afganistanit

Provinca e fundit e Afganistanit që ishte zotuar se do t’i rezistonte forcave talebane thuhet se është marrë të premten nga milicia islamike.

08:57
Vizita në Puglia, Rama: Do të kemi më shumë prezencë të universiteteve italiane tek ne. Do të bashkëpunojmë për shëndetësinë, turizmin dhe zjarret

Kryeminstri Edi Rama i dha rëndësi të veçantë bashkëpunimit mes universiteteve gjatë vizitës në Puglia, por nuk la jashtë vëmendjes shëndetësinë dhe zjarret e mëdha me të cilat u përballën këtë verë.

08:41
“Një nga liderët më të rëndësishëm të Europës”/ Presidenti i Puglias zbulon kërkesën e përsëritur të Ramës: Të kemi ide të qartë për sistemin universitar

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali, ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në Otranto për mikpritjen që iu bë shqiptarëve në fillim të viteve ’90. Shumë të rinjve shqiptarë iu ofrua mundësi që të vijonin studimet dhe të mos largoheshin nga Italia.

08:31
Me shpejtësi deri në 141 km/h dhe në gjendje të dehur në timon, çfarë ndodhi gjatë dy netëve të fundit në vendin tonë

Dy netët e fundit janë ushtruar kontrolle për shkelje të qarkullimit rrugor në autostradat Tiranë-Durrës-Tiranë-Elbasan-Tiranë.

08:21
BE: Thirrje për trupë mbrojtëse europiane

Pas tërheqjes kaotike nga Afganistani në BE dëgjohet sërish thirrja për forcimin e aftësive ushtarake. Në takimin në Brdo, Slloveni, ministrat e BE kërkuan më shumë “hard power”, po jetësimi mbetet i vështirë.

07:50
Frenohet tkurrja e rrjetit, rritet punësimi në sistemin bankar

Tendenca e pakësimit të njësive fizike të shërbimit të bankave këtë vit paraqitet më e kufizuar. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në mesin e këtij viti, bankat tregtare kishin 414 degë dhe agjenci, nga 417 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

07:33
Parashikimi i motit/ E shtuna vjen me diell dhe rritje temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin.

07:07
Një vit pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë

Një vit pas marrëveshjes Kosovë-Serbi në Uashington, Shtetet e Bashkuara thonë sepo vazhdojnë të punojnë “me Serbinë dhe Kosovën për të zbatuar angazhimet e tyre në mbështetje të qëllimit të normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve”, por toni i Uashingtonit ka ndryshuar me administratën e re demokrate, pasi presidenti Joe Bideb që me marrjen e detyrës e ka vënë theksin tek “njohja e ndërsjellë”. Zoti Biden ka thënë “se parimi mbi të cilin duhet të ngrihen bisedimet, duhet të jetë njohja e ndërsjellë”.

06:58
Bima mjekësore që ju duhet për shëndetin e stomakut dhe trurit

Gjethet e mentes konsiderohen si një barishte aromatike për pije të caktuara ose për qetësimin e stomakut. Në të vërtetë, gjethet e mentes ofrojnë një pasuri të madhe vlerash, mineralesh, vitaminash dhe përfitimesh shëndetësore që shkojnë përtej qetësimit të stomakut.

06:32
Zbuloni sasinë e duhur të lëngut të limonit që duhet të përdorni për pastrimin e veshkave

Një limon i plotë përmban 139 përqind të dozës së rekomanduar të vitaminës C. Kjo e bën limonin, një prej agrumeve më të mira për shëndetin e organizmit. Përveç vitaminës C, limoni është i pasur edhe me vitaminën B6, A, E por edhe mineralet kalçium, hekur, magnez, klium, zink, fosfor dhe bakër. Limoni është një agrume e pasur me antioksidantë që luftojnë sëmundjet si kanceri, diabeti, konstipacioni, tensioni i lartë i gjakut e të tjerë.

06:16
Terapia e aspirinës për diabetikët/ Dozat dhe përdorimi

Aspirina është një ilaç farmaceutik i cili përdoret që prej 1899. Edhe pse funksioni i saj primar ka lidhje me qetësimin e dhimbjeve të ndryshme dhe uljen e temperaturës, studime kanë treguar që të mirat e saj nuk mbarojnë këtu.

05:50
Gabimet që pengojnë rënien në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Humbja e kilogramëve të tepërt nuk ka të bëjë vetëm me vullnetin e hekurt.

05:15
Pijet që pastrojnë mëlçinë ndërsa jeni në gjumë

Mëlçia është një nga organet më të mëdha në organizëm. Ajo ndihmon në eliminimin e mbetjeve të ndryshme nga organizmi dhe përpunimin e ushqyesve dhe medikamenteve. Konsumi i tepërt i alkolit dhe ushqimeve jo të shëndetshme mund të shkaktojë një barrë të rëndë në mëlçi dhe herë pas here, njeriu duhet të kryejë disa kura natyrale për pastrimin e saj.

03:36
Javë lehtësimi, pandemia e Covid-19 globalisht në rënie të lehtë

Pandemia COVID-19 është lehtësuar pak këtë javë në të gjithë botën, pavarësisht një shpërthimi të vazhdueshëm në Oqeani dhe në Amerikën e Veriut, sipas të dhënave më të fundit.

03:13
NASA në kërkim për të paraqitur dëshmi të jetës antike nga planeti Mars

Pajisja për eksplorimin e hapësirës e NASA ka mbledhur me sukses mostrën e parë të një guri nga Planeti Mars dhe po bëhet gati për ta sjellë në Tokë.

02:44
Biden nënshkruan urdhrin për deklasifikimin e dokumenteve të 11 shtatorit

Presidenti Joe Biden nënshkroi ditën e premte urdhrin ekzekutiv që kërkon një rishikim të dokumenteve të klasifikuara, në lidhje me sulmet terroriste të 11 Shtatorit.

02:20
​SHBA-ja nis të dërgojë mbi gjysmë milioni doza të Pfizerit në Kosovë

Donacioni prej mbi gjysmë milioni doza të vaksinës kundër COVID-19 të Pfizer pritet të arrijnë në Kosovë duke filluar nga sot.

01:59
Pas vaksinës anti Covid, Oksfordi nxjerr vaksinën revolucionare kundër kancerit

Ekipi që krijoi njërën prej vaksinave kundër Covid, ai i Universitetit të Oksfordit, ka prodhuar dhe një vaksinë që premton të revolucionarizojë trajtimin kundër kancerit.

01:48
SHBA/ Shkon në 45 numri i viktimave nga përmbytjet e shkaktuara nga uragani Ida

Ka shkuar në 45 numri i viktimave nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet e shkaktuara nga uragani Ida i cili ka prekur disa vende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

01:21
Polonia do të pranojë përkohësisht rreth 500 shtetas afganë

Polonia do të pranojë përkohësisht rreth 500 shtetas afganë të evakuuar që kanë punuar për NATO-n në Afganistan.

00:56
Kualifikueset Katar 2022/ Brazili nuk njeh limite, Argjentina luan “tango” me dyshen Lautaro-J.Correa

7 nga 7 Brazili nuk njeh limite në kualifikueset e Kupës Botës Katar 2022 në zonën e Amerikës së Jugut duke hipotekuar ende pa mbaruar faza e parë kualifikimin në Botërorin aziatik. As Kili nuk arriti të prishte ecurinë perfekte të Neymar me shokë që regjistruan fitoren 7 rresht dhe të 7-ën në po aq takime.

00:35
Solskjaer bllokoi largimin e pesë futbollistëve nga Manchester United

Jadon Sancho, Raphael Varane dhe Cristiano Ronaldo janë tre emrat e bujshëm që iu bashkuan Manchester United gjatë merkatos së kësaj vere dhe kanë rritur ndjeshëm ambiciet e klubit për t’u rikthyer te suksesi këtë sezon.

00:24
Rama nga Otranto: 30 vite më parë ishim afganët e sotëm, pritja e tyre për të nderuar historinë tonë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Otranto në Itali i ftuar në një mbrëmje solemne përkujtimore, ku ka mbajtur një fjalim pranë skulpturës emocionuese të “Katërit të Radës”.

00:12
Grintë, dëshirë dhe reparte te lidhura, Kosovë bindëse në Gjeorgji

Më në fund erdhi edhe fitorja e parë ndonjëherë në ndeshjet kualifikuese për kampionatin botëror.

E premte, 03 Shtator 2021
23:57
“I dashur Mario i vogël…”, Mandzukiç “var këpucët në gozhdë” me një letër emocionuese

Mario Mandzukiç “var këpucët në gozhdë”. Sulmuesi kroat që ka pasur një karrierë të lavdishme me klube si Bayern Munich, Atletico Madrid, Juventus e Milan, ka vendosur ta mbyllë me futbollin e luajtur pikërisht në moshën 35-vjeçare.

23:50
Lidhje të mundshme me talibanët, SHBA çon në Kosovë 2 persona

Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë të dërgojnë mbrapsht në Kosovë 2 afganë të evakuuar, pas shqetësimeve mbi sigurinë të ngritura pasi ata mbërritën në një aeroport në SHBA.

23:33
Kuqezinjtë nisin përgatitjet për Hungarinë, edhe Bajrami nën urdhrat e Rejës

Përfaqësuesja shqiptare ka zhvilluar seancën e parë stërvitore pas kthimit nga Polonia, ku mbrëmjen e djeshme pësoi një disfatë me shifrat 4-1, humbje kjo që “djeg” më shumë për rezultatin sesa për lojën në fushë.

23:20
Humbja ndez alarmin, Spanja komplikon rrugëtimin drejt Katarit

Paraqitja mjaft e mirë në gjysmëfinalet e Europianit ndaj Italisë, ku dominoi edhe pse u eliminua, na bëri të mendojmë që Spanja e frikshme është rikthyer, por pas vetëm dy muajsh “Furia Roja” e sheh veten sërish në telashe.

22:57
FSHF publikon çmimet e biletave për Shqipëri-Hungari!

Pas humbjes së thellë me shifrat 4-1 ndaj Polonisë ndoshta të pamerituar, kombëtarja shqiptare do të ketë nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e tifozëve në ndeshjen e së dielës ndaj Hungarisë në Elbasan Arena, FSHF ka nxituar të dalë me njoftim për biletat në duelin ndaj Hungarisë dhe çmimet variojnë nga 1000 lekë në 15000 lekë.

22:48
Yuri Kim në Peshkopi: Ka potencial të madh që duhet zhvilluar më shumë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim u ndal në Peshkopi, ku nuk kanë munguar promovimi i kulturës dhe bukurive të asaj

22:38
Bilanc tragjik! Covid 19 i merr jetën 4 grave shtatzëna në Kosovë

Prej ditësh, Kosova po përballet me bilanc të frikshëm nga Covid 19, jo vetëm si pasojë e shifrave të larta të të infektuarve, por dhe numrit të madh të vdekjeve, teksa në vend mbizotëron variant “Delta” i koronavirusit.

22:36
”Kërkoi favore seksuale”.Rrëfehet një nga vajzat e sulmuara në Prishtinë,pranga autorit

Është arrestuar burri i cili sulmoi me shkop gome tre vajza në një qendër masazhi.

22:22
Borrell: BE nuk do ta njohë qeverinë e re afgane

Bashkimi Evropian tha se nuk ka plane që ta njohë qeverinë e re të Afganistanit, kurdo që ajo të formohet, por do të angazhohet me administratën e udhëhequr nga talebanët në baza “operacionale”.

22:05
Kuqezinjtë nisin përgatitjet për Hungarinë, edhe Bajrami nën urdhrat e Rejës

Përfaqësuesja shqiptare ka zhvilluar seancën e parë stërvitore pas kthimit nga Polonia, ku mbrëmjen e djeshme pësoi një disfatë me shifrat 4-1, humbje kjo që “djeg” më shumë për rezultatin sesa për lojën në fushë.

21:53
26 viktima dhe 722 raste me Covid 19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut, të premten ka regjistruar edhe 26 viktima me Covid 19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 6.013 persona.

21:39
Tiranë, 59-vjeçari vret veten me armë

Një 59-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë mbrëmjen e sotme, në Linzë të Tiranës.

21:35
Plehrat “mbysin” jugun e Italisë: “Kemi vetëm një vit kohë”!

Pas një viti e gjysmë, fushat e plehrave në jugun e Italisë do të mbushen plot, ndërkohë që për veriun e vendit, duhen ende edhe 4 apo 5 vjet që të mbërrihet pika e ngopjes.

21:35
Bufi i pazakontë holandez dëshiron vetëm të ulet në kokat e njerëzve (fotot)

Një buf i racës ‘evropiane shqiponjë’ po bëhet i famshëm prej një zakoni të pazakontë që ka krijuar; të ulet në kokat e njerëzve.

21:28
Pas vaksinës anti Covid, Oksfordi nxjerr vaksinën revolucionare kundër kancerit

Ekipi që krijoi njërën prej vaksinave kundër Covid, ai i Universitetit të Oksfordit, ka prodhuar dhe një vaksinë që premton të revolucionarizojë trajtimin kundër kancerit.

21:09
Taranto, thesari i fshehur i jugut të Italisë (fotot)

Rajoni juglindor italian i Puglias përfshin atë që njihet si thembra e çizmes së gadishullit apenin.

20:51
Operacioni “Vdekja e mbretereshës Elisabetë”, zbulohet sekreti

Dokumente sekrete kanë dalë në dritë, ku tregohet çfarë niveli organizimi ka strategjia e funeralit të mbretëreshës Elisabetë.

20:33
Protestë e rrallë e grave në Kabul për të drejta në regjimin Taliban (fotot)

Gratë afgane dolën sot Kabul për të protestuar për të drejtat e tyre në regjimin e ri taliban, teksa qeveria e militantëve pritet të formohet këto ditë.

20:31
Regjistrimi në universitete/ Nga dy shtatori nisin shtatë fazat e fituesve për shkollën e lartë

Në 39 universitet publike dhe private vazhdon raundi i parë i regjistrimit, që nisi në datën 2 shtator dhe përfundon në 15 shtator.

20:30
“Fushata elektorale vetëm 5 ditë”/ Kosovë, qytetarët janë kundër fushatës 30 ditë në kohë pandemie

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në fillimin e fushatës zgjedhore lokale, e cila pritet të zhvillohet në një situatë kur çdo ditë e më shumë shifrat nga Covid 19 janë të larta.

20:27
Kur do të votohet qeveria e re? Pas datës 10 Rama dhe ministrat do presin dekretimin nga Meta

Edi Rama me shpalljen e emrave të kabinetit të tretë qeverisës, ndoqi traditën e dy qeverive të mëparshme të shpallura përpara asamblesë kombëtare. Shpalosja e ekipit te qeverisë Rama 3, pa u mbledhur ende kuvendi i ri është më shumë një veprim taktik, për ti vënë në dispozicion presidentit Ilir Meta, kohën e nevojshme në advancë, për tu njohur e hulumtuar të përzgjedhurit e krye-socialistit Rama.

20:23
“Meta mos dekretojë Ulsi Manjën”/ Opozita kundër ministrit të ri: Duhet të ishte para drejtësisë, jo në qeveri

Një ditë pasi Edi Rama ia besoi Ulsi Manjës Ministrinë e Drejtësisë, numri dy i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj risolli në vëmendje përgjimet e dosjes së Dibrës, ku anëtari me i ri i kabinetit është protagonist.

20:22
“Në qeveri ministri i Silicon Miks”/ Salianji: Peleshi, ministri që helmoi njerëzit

Rikonfirmimi i Niko Peleshit si ministër, ka ngjallur reagimin e ashpër të opozitës.

20:19
Putin shpreson se talibanët do të jenë ‘të civilizuar’

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se shpreson që talibanët do të sillen në mënyrë “civilizuar” në Afganistan, aq sa komuniteti global të mbajë lidhje diplomatike me Kabulin.

20:15
Rama largoi PS-në e vitit 2005/ La në periferi të politikës, Ruçin Xhafajn, Majkon, Braçen, Ulqinin…

Në kryesinë e Partisë Socialiste para vitit 2005, shumë anëtarë të rinj të kësaj partie as nuk i njohin se kush janë.

20:11
Merkel nis vizitat ‘elektorale’ në zonat e përmbytura para zgjedhjeve në Gjermani

Teksa kërkon të akumulojë mbështetje për partinë e saj në zgjedhjet e këtij muaji, kancelarja gjermane Angela Merkel vizitonte sot qytezën e Altenar në perëndim të vendit, e goditur nga përmbytjet vrasëse të korrikut ne Gjermani.

20:06
Fiskalizimi, sistemi nuk po punon/ Bizneset nuk regjistrohen dhe s’ngarkojnë dot faturat

Fiskalizimi ka nisur zbatimin prej më shumë se 8 muaj por më pak se gjysma e bizneseve kanë përqafuar këtë sistem faturimi.

19:55
Vaksinë me detyrim dhe administrata! Të parët në listë do jenë policët, farmacistët, laborantët

Pas mjekëve, arsimtarëve dhe studentëve edhe punonjës të administratës, policët, farmacistë e laburantë do të bëjnë vaksinë me detyrim.

19:42
Osmani bisedon me zëvendës Presidenten amerikane Kamala Harris, në fokus partneriteti mes dy vendeve

Partneriteti dhe raportet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve ishin në qendër të bisedës që zhvilloi sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris.

19:33
Hillary Clinton dhe Madeleine ALbright strehojnë gra afgane në Shqipëri

Burime të qeverisë shqiptare i thanë rrjetit Al-Arabya se në Shqipëri ka mbërritur një avion privat me gra afgane të evakuara që punonin në një OJQ të bashkë-themeluar nga Hillary Clinton.

19:31
“Vullkanet sollën oksigjenin në Tokë”/ Çfarë detaji të rrallë zbuluan shkencëtarët?

Shumica e jetës lulëzon falë oksigjenit, dhe shkenca tregon se në sasi të mëdha, atmosferën e Tokës, ai nisi të shfaqej rreth 2,4 miliardë vjet më parë.

19:22
E trajtonin mirë për pushime, turisti i lë pasurinë stafit të hotelit

Të afërmit e Charles George Courtney, një turist britanik që i la një pjesë të trashëgimisë së tij stafit të një hoteli në Kusadasi të Turqisë, thonë se vetëm djalit që i merrte bagazhet, Taşkın Daştan, ai i kishte dhuruar 275 mijë dollarë.

19:20
“Kala dibrançe”/ Braçe publikon foton dhe ‘thumbon'”: E dinit lojë? Ja që i reziston çdo kohe si stil jete

Erion Braçe nuk ka folur deri më tani për largimin nga posti i zv kryeministrit, por postimet pikante në rrjetet sociale nuk i ka kursyer.

19:08
Ekstremistët grek ndalojnë rrugëtimin e kukullës simbolike Amal, është nisur nga Siria dhe do të shkojë Mançester

Grupi i ekstremistëve në Greqi ka ndaluar parakalimin e kukullës “Amal”,simbolit të emigrantes siriane e cila në një udhëtim simbolik është nisur nga Siria dhe do të mbërrijë në Mançester të Anglisë.

18:50
Patozi: Në PD ka naivë ose hipokritë, që janë peng i gishtit të Bashës

Partia Demokratike është në krizë dhe do të vazhdojë të jetë në rënie, sipas ish-deputetit Astrit Patozi.

18:44
Fituesit ‘e mallkuar’ të llotarive që përfunduan të pastrehë, të braktisur apo edhe në burg (fotot)

Dikush thotë se ‘paratë nuk mund të blejnë lumturinë’, në shprehjen që megjithse konsiderohet figurative, tingëllon mjaft e trishtë për disa fitues vërtet “të mallkuar” të llotarive milionere në Britani.

18:40
Gjermania fut Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë nga COVID-19, rregullat e reja

5 shtatori , Gjermania e konsideron Shqipërinë vend me rrezik të lartë nga COVID-19.

18:32
Fotot/ Trafik ‘i çmendur’ në Tiranë

Një situatë kaotike trafiku është vënë re sot në disa rrugë kryesore në Tiranë.

18:21
Shpëtoi nga talebanët, vdes në Poloni/ Vogëlushi afgan helmohet me kërpudha

Tragjedia ishte e shkruar për një djalë pesë vjeçar nga Afganistani, i cili arriti të largohej në kohë nga Kabuli së bashku me familjen e tij, por ndërroi jetë pikërisht në vendin ku duhej të ndihej në sigurt, në Poloni.

17:45
Patozi në Top Talk: Berisha duhej të kishte ikur me kohë!

Sali Berisha duhej të shkëputej nga Partia Demokratike që në vitin 2013, kur humbi zgjedhjet parlamentare, u shpreh ish-deputeti Astrit Patozi.

17:43
Ekskluzive/ Gazetarja afgane strehohet në Shqipëri. Intervistoi në studio zëdhënësin e Talibanëve

Behishta Arghand ditën kur ra Kabuli u bë e para gazetare femër të intervistonte në studio njërin prej përfaqësuesve të Talibanëve.

17:31
Racist ndaj Sterling dhe Co/ Hungaria i kundërpërgjigjet Anglisë: Harruat që tifozët tuaj u tallen me himnin kombëtar të Italisë

Ministri i Jashtëm i Hungarisë ka kundërshtuar zërat për abuzimet raciste ndaj lojtarëve të Anglisë gjatë kualifikueseve për Kupën e Botës në Budapest, duke theksuar sesi tifozët e Tre Luanëve kanë sharë himnin kombëtar italian në Wembley, para finales së Euro 2020.

17:26
Fotot/ Në Sheshin e Kuq në Moskë nis festivali ndërkombëtar i bandave ushtarake

Çdo vit në fund të verës në Moskë, Sheshi i Kuq transformohet në një skenë për festivalin Spaskaya, eventin madhor ndërkombëtar të bandave muzikore të ushtrisë.

17:26
25-vjeçarja ra nga anija turistike dhe humbi jetën, arrestohet një nga punëtorët

Një 47-vjeçar që punonte në anijen turistike, ku turistja 25-vjeçare humbi jetën mëngjesin e sotëm, është arrestuar për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

17:08
Ende nuk keni rezervuar biletën për koncertin e Ermal Metës në stadiumin “Air Albania”; Ja linku

Data 17 shtator po afron, ku këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta do të mbajë një koncert në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

16:59
Covid 19/ 895 të infektuar dhe 519 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit

3 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid 19 në vendin tonë.

16:55
Çfarë nuk pamë nga “Open Balkan”? Pas mbledhjes, Rama, Zaev e Vuçiç ngrenë dolli me verë

“Open Balkan” bëri bashkë disa nga krerët e rajonit në fund të muajit korrik, ku u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme ekonomike.

16:40
“Helmoi qytetarët me pesticide”/ Salianji: Peleshi duhet të ishte i pandehur para drejtësisë, jo të bëhej ministër

Deputeti i PD Ervin Salianji në një reagim në facebook, ka komentuar riemërimin në detyrë të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi.

16:37
Vdes boksierja meksikane nga plagët, pesë ditë pas humbjes me ‘knockout’ në Montreal (fotot)

Një boksiere adoleshente ka humbur jetën, pesë ditë pasi u mund me ‘knockout’ në një duel profesionist.

16:35
Një tjetër sukses në fushën e modës, Kendall Jenner emërohet drejtoreshë e “FWRD”!

Duket se pothuajse gjithçka që motrat Kardashian-Jenner prekin kthehet në ar, dhe kjo duket se është arsyeja përse “FWRD” ka emëruar Kendall Jenner si drejtoreshën e saj të re krijuese.

16:27
Djali 16-vjeçar i kandidates për kryetare në Gjakovë merr dozën anti Covid: Kur e rekomandoj për djalin tonë…

Djali i kandidates së Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare në komunës së Gjakovës mori sot dozën e parë të vaksinës anti Covid, të kompanisë AstraZeneca.

16:20
Lista e vendeve me zhvillimin më të shpejtë, Tirana renditet e treta

Në listën e vendeve që po zhvillohen më shpejt, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana renditet në vendin e tretë.

16:16
Protestuesit anti-vaksina në Londër bastisin agjencinë që miratoi injeksionet (fotot)

Protestues të dhunshëm tentuan sot të bastisin zyrat e agjencisë britanike që miraton vaksinat për përdorim publik, duke u përleshur me policinë në qendër të Londrës.

16:10
Sheshohen “hasmëritë”/ AstraZeneca dhe BE- marrëveshje për 200 mln doza vaksinash

Përplasjet e fillimit duket janë harruar dhe kompania farmaceutike AstraZeneca e Komisioni Europian vulosën një marrëveshje për shpërndarjen me 200 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit, duke i dhënë fund mungesës së dozave nga ana e kësaj kompanie.

15:55
24 vjeçari bie për vdekje teksa rrëshkiste në parmakun e stadiumit para së dashurës (fotot)

Një i ri britanik ka rënë për vdekje kur humbi ekuilibrin teksa rrëshkiste poshtë parmakëve te shkallëve të një stadiumi futbolli para së dashurës së tij.