“Kunati jot është tradhtar”, Aleksia Peleshi acarohet me ndjekësin: Ke foto me nusen në profil e më dërgon mesazhe ‘shpirt, yll’

29/12/2021 11:01

Aleksia Peleshin e ka acaruar një koment kundër kunatit të saj, Donaldit dhe e ka bërë atë t’i kthejë përgjigje njërit prej ndjekësve të saj.

“Ai kunati jot Donaldi është tradhtar. Turp për atë që bëri. Ndahu dhe ti të lutem”, i ka shkruar ai.

Aleksia ka reaguar menjëherë, ndërsa ka treguar se personi që i ka dërguar këtë mesazh ka foto me gruan në profil, por i shkruan asaj vazhdimisht “shpirt e zemër”.

“Ke një foto me nusen në profil dhe më ke dërguar 10 mesazhe ku thua: ‘shpirt, zemër, ylli’ dhe gjykon Donaldin që ishte beqar. Është kulmi të kryqëzohet nga njerëz si puna jote që mashtrojnë, tradhtojnë, mbajnë të dashuruar dhe prishin familje, është hipokrizia më e madhe”, është shprehur Aleksia në një video të publikuar dhe më pas ka shtuar “Hera e fundit që flas për këtë temë, na lodhët”, shkruan Aleksia.

Kujtojmë se vajza e ka shprehur hapur se është në një lidhje me vëllanë e Donaldit, Romeon, duke i shprehur mbështetje djalit në çdo moment në Big Brother Vip.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel