Të vaksinuarit jashtë, do regjistrohen/ Janë 20 mijë persona që dozën e parë të vaksinës nuk e kanë marrë në Shqipëri

29/12/2021 15:04

Mbi 20 mijë qytetarë, të cilët dozat e para të vaksinës i kanë marrë në vendet jashtë Shqipërisë duhet të paraqiten te mjeku i familjes në mënyre që të dhënat e tyre për llojin e vaksinës dhe sa doza kanë marrë të futen në sistemin e- albania për t’u pajisur me certifikatën e vaksinimit.

Një vit më parë, kur dhe dolën vaksinat anti Covid shumë qytetar, të cilët kishin mundësi, udhëtuan drejt vendeve të tjera për t’u vaksinuar. Madje, agjenci të ndryshme vunë në dispozicion avion drejt destinacioneve ku ofrohej vaksina, por këta qytetarë nuk u pajisën dot me certifikate vaksinimi pasi nuk rezultonin në e-albania.

Tanimë, pasaporta e vaksinimit njihet dhe në vende të BE-së, pasi ajo u miratua edhe nga Komisioni Europian .

Top Channel