Hodhën vezë drejt eskortës së Ramës në Manëz, Gjykata e Durrës shqyrton sot masën e sigurisë për dy të arrestuarit

17/11/2026 12:39

Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj dy protestuesve të arrestuar pas incidentit me eskortën e kryeministrit Edi Rama pritet të zhvillohet në Gjykatën e Durrësit.

Albi Dema dhe Edison Likaj u arrestuan nga Policia të shtunën, pasi dyshohet se morën pjesë në protestën në zonën e Manzës, ku u hodhën vezë dhe sende të forta në drejtim të automjeteve të eskortës së kryeministrit.

Ndërkohë, pranë ambienteve të gjykatës kanë mbërritur edhe mbështetës të dy protestuesve, në pritje të vendimit për masën e sigurisë.

Ngjarja u regjistrua më 14 nëntor, në fshatin Kameras, në aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit, ku një grup protestuesish tentoi të bllokonte rrugën dhe qëlloi me vezë e sende të forta drejt automjeteve të personaliteteve të larta shtetërore.

Top Channel