Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë dhe shkak ka qenë injorimi i sinjalistikës rrugore.

Policia njofton se mjeti me drejtues shtetasin E. B., ka vazhduar lëvizjen ndërkohë që semafori ishte me dritë të kuqe dhe është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin S. M.

Aksidenti u shënua në rrugën “Papa Gjon Pali II” dhe përfundoi vetëm me dëme material.

Shtetasi me iniciale E.B. është gjobitur me 21.000 lekë për “Mosrespektim të sinjalizimit rrugor”.

 

 

 

Top Channel