Shkencëtari britanik: Omicron nuk është e njëjta sëmundje me Covid-in e fillimit

29/12/2021 12:07

Omicron “nuk është e njëjta sëmundje me atë që pamë përpara një viti dhe nivelet e larta të vdekjeve nga Covid 19 në Mbretërinë e Bashkuar janë “tashmë histori”, tha një prej imunologëve më të rëndësishëm në vend, sir John Bell.

Pprofesor i mjekësisë në Universitetin e Oksfordit dhe këshilltar i qeverisë për shkencat e jetës, Bell e pranoi se shtrimet në spital janë rritur javët e fundit teksa Omucron përhapet me shpejtësi nëpër popullatë, por sërish këmbënguli se sëmundja “duket të jetë më pak e rëndë dhe shumë njerëz po kalojnë në spital një kohë relativisht të shkurtër.

Më pak pacientë kishin nevojë për oksigjen dhe kohëzgjatja mesatare e qëndrimit ka qenë maksimumi deri në tre ditë, tha ai. Një sërë shkencëtarësh kanë kritikuar vendimin e qeverisë për të mos vendosur kufizime të mëtejshme kundër koronavirusit në Angli përpara natës së Vitit të Ri.

Ata kanë shprehur shqetësimin se ndërsa varianti Omicron duket të jetë më i butë, ai është shumë i transmetueshëm, që do të thotë se numri i spitaleve dhe vdekjet mund të rriten me shpejtësi pa ndërhyrje.
Bell nuk e konsideron të përligjur një frikë të tillë.”Skenat e tmerrshme që pamë një vit më parë në njësitë e mbushura plot të kujdesit intensive, me njerëz që vdisnin para kohe, tashmë janë pjesë e së shkuarës, dhe mendoj se kështu do të jetë dhe vazhdimi”, tha ai për BBC.

Top Channel