E diel, 05 Shtator 2021
05:50
Mënyrat për llogaritjen e moshës së organizmit

Dita e lindjes konsiderohet si një tregues i saktë i moshës së njeriut. Ndonjëherë, në varësi të gjendjes fizike dhe stilit të jetës ndodh që trupi të ketë një paraqitje dhe funksionalitet krejt të ndryshëm. Madje njeriu mund të ngjajë më i ri ose më i moshuar se çfarë tregohet në çertifikatën e lindjes. Thënë ndryshe mosha kronologjike mund të jetë krejt e ndryshme nga ajo biologjike.

05:15
Si të ulni nivelin e sheqerit në gjak në shtëpi/ Ushqimet e duhura

Kur dikush vuan nga diabeti, organizmi i tij ose nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose nuk mund ta përdorë atë siç duhet. Ky problem shkakton akumulimin e tepërt të glukozës në gjak. Kjo gjë pasohet me një sërë simptomash siç janë drobitja fizike apo sëmundjet e zemrës.

03:46
​Ja pse të rinjtë i mbajnë telefonat pa ‘zë’

Një sondazh i kryer nga ‘Sensor Tower’ në Britaninë e Madhe informon se 49% e adoleshentëve preferojnë të komunikojnë me njerëzit që janë në të njëjtin vend, përmes mesazheve. Të rinjtë e moshave 16 deri 24 vjeç, i mbajnë telefonat në “heshtje” pra pa zë, sepse nuk duan që t’i telefonojnë.

03:13
Shqetësimi i Gjermainisë: Disa kriminelë në fluturimet e evakuimit nga Kabuli

Me avionët e Bundeswehrit nga Afganistani duhet të vinin drejt Gjermanisë, krahas gjermanëve që punonin atje, edhe ish-punonjës lokalë, gazetarë, aktiviste e aktivistë të shoqërisë civile, si edhe ata që duhet të merreshin nën mbrojtje pas ardhjes në pushtet të talibanëve.

02:44
Evakuimi afgan ngre shqetësime në lidhje me trafikimin e fëmijëve

Zyrtarët amerikanë po shqyrtojnë raportet se në evakuimin e furishëm të afganëve nga Kabuli, burrat e moshuar u pranuan së bashku me vajza më të reja, të cilët ata i quanin ato “nuse”.

02:20
SHBA shpall të vdekur 5 marinarë pas rrëzimit të helikopterit në aeroplanmbajtëse

Marina e SHBA ka shpallur sot të vdekur 5 marinarë, gati një javë pasi helikopteri i tyre u rrëzua në oqeanin Paqësor. Sot operacionet e kërkim-shpëtimit u kthyen në operacione rekuperimi.

01:59
FAO: Çmimet globale të ushqimeve në rritje

Çmimet botërore të ushqimit shënuan rritje në gusht, pas dy muajsh rënie të njëpasnjëshme, njoftoi sot Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

01:35
Universitetet e Berlinit “eliminojnë” mishin nga menuja

Në të ardhmen në mensat e kryeqytetit gjerman do të ketë më shumë gjellë vegjetariane dhe vegane, e shumë më pak mish. Arsye për këtë janë objektivat e klimës së universiteteve.

01:21
SHBA, shkon mbi 647 mijë numri i viktimave nga Covid-19

Ka shkuar mbi 647 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku 3 mijë e 887 vdekje janë raportuar vetëm në 24 orët e fundit.

00:54
Francë, shënohen mbi 13 mijë raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 13.466 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).

00:20
Serbia ndez garën në grupin A, Azerbajxhani i De Biasit merr pikën e parë

Serbia regjistron një tjetër sukses në eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 4-1 ndaj Luksemburgut në Beograd dhe të ngjitet në krye të grupit A me 10 pikë, aq sa ka edhe Portugalia e Cristiano Ronaldos.

00:02
Shkodër/ Nuk përmbahet 25-vjeçari, i ngul thikën një personi pas konfliktit të çastit

Një 25-vjeçar ka plagosur me thikë një 30-vjeçar pas një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur në Shkodër në zonën e quajtur pedonalja e Urës së Bunës, rreth orës 22:20.

E shtunë, 04 Shtator 2021
23:58
Drejtuesit e Ajax e pranojnë: Portieri Onana ka refuzuar ofertat për rinovim

Portieri kamerunas Andre Onana duket i vendosur të largohet nga Ajaxi dhe këtë e pranon Drejtori Sportiv i skuadrës nga Amsterdami, Mark Overmars, i cili deklaron se 25-vjeçari ka refuzuar të gjithë ofertat për rinovimin e kontratës.

23:47
Ndeshje deçizive ndaj Zvicrës, Mancini: Nuk duhet të humbim në kujtime, ndaj Zvicrës dua fitore

Barazimi ndaj Bullgarisë në Firenze ka komplikuar disi rrugëtimin e Italisë në eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022, me kampionët e Europës që do të udhëtojnë drejt Bazelit për t’u përballur me Zvicrën, në një sfidë mjaft të rëndësishme për renditjen.

23:36
Yakin thumbon italianët: Kemi një shans të mirë, do jemi agresivë

Murat Yakin do të debutojë në pankinën e Zvicrës me sfidën eliminatore të Kupës së Botës Katar 2022 ndaj Italisë kampione Europe, megjithatë shprehet optimist për performancën e helvetëve dhe beson te mbështetja e tifozëve që do të mbushin “St. Jacob’s Park”.

23:33
Erion Braçe komenton rikthimin e La Casa de Papel: Tokio vdiq si burrë, seriali e humbi sharmin antisistem!

Para pak ditësh u lançuan seritë e reja të serialit shumë të njohur La Casa de Papel, seri të cilat kanë krijuar shumë reagime në rrjet për mënyrën se si vazhdon ecuria e ngjarjeve.

23:25
Challandes: I lumtur për rikthimin e tifozëve, ndaj Greqisë me grup të plotë

Kosova është gati për t’u përballur me Greqinë në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, ndërsa trajneri Bernard Challandes është rikthyer sërish te transferta ndaj Gjeorgjisë dhe ka vlerësuar paraqitjen e të tijve.

23:11
Depay nderon Holandën, Danimarka me një këmbë në Katar, Franca ngec sërish

Louis Van Gaal shijon fitoren e parë në epokën e tij të tretë në pankinën e Holandës, me këtë të fundit që ia doli të triumfojë me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Malit të Zi në sfidën e zhvilluar në “Philips Stadium” të Eindhovenit.

22:57
Reja dhe Berisha: Ndeshja ndaj Hungarisë duhet fituar me çdo kusht

Para ndeshjes kualifikuese për në “Katar 2022”, mes Shqipërisë dhe Hungarisë, trajneri i “Kuq e Zinjve” Edy Reja dhe portieri Etrit Berisha dolën në një konferencë për media. Reja dhe Berisha fillimisht treguan pikat kyçe nga humbja e thellë kundër Polonisë, ku më pas trajneri Reja tregoi edhe disa nga taktikat të cilat do të ndryshojnë në ndeshjen e nesërme, për shkak të mungesave të lojtarëve, përcjell KosovaPress.

22:45
Bale i ashpër: Vendet me tifozë racistë, duhet të pezullohen

Anglia triumfoi me rezultatin e thellë 0-4 në transfertën ndaj Hungarisë, e vlefshme për eliminatoret e Katar 2022, megjithatë incidentet me bazë racore ishin ato që tërhoqën më shumë vëmendjen në këtë takim.

22:32
​Maqedoni/ Mbi 80% e të shtruarve në spitale janë të pavaksinuar

Më shumë se 80% e të infektuarve dhe të atyre që janë të shtruar nëpër spitale në Maqedoni të Veriut, nuk janë të imunizuar kundër COVID-19.

22:20
Mancini: Nuk duhet të humbim në kujtime, ndaj Zvicrës dua fitore

Barazimi ndaj Bullgarisë në Firenze ka komplikuar disi rrugëtimin e Italisë në eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022, me kampionët e Europës që do të udhëtojnë drejt Bazelit për t’u përballur me Zvicrën, në një sfidë mjaft të rëndësishme për renditjen.

22:07
Podujevë/ 32-vjeçari humb betejën me covid

Një 32-vjeçar ka humbur betejën me koronavirusin, në Podujevë.

21:55
31-vjeçari me foshnjën në krah qëllon me pistoletë gruan që i përplasi makinën

Një burrë në Ohajo plagosi me armë zjarri një grua ndërsa mbante në krahë një foshnje.

21:42
Një amerikane e bllokuar në Afganistan tregon për Zërin e Amerikës ankthin dhe traumën

25 vjeçarja nga Kalifornia, Nasria, shkoi në kryeqytetin afgan në qershor për të vizituar familjen dhe për t’u martuar me të dashurin e saj.

21:26
Peshkaqeni i bardhë bën kërcimin rekord 5m mbi sipërfaqen e detit, i nxitur me teknika ekstreme (video dramatike)

Një video e pabesueshme tregon një peshkaqen të madh të bardhë që ngrihet gati 5 metra mbi sipërfaqen e detit , duke vendosur një rekord për kërcimin e kësaj specieje.

21:26
Do të nevojitet edhe doza e tretë e vaksinës, thotë ministri maqedonas

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka deklaruar të shtunën (4 shtator), se gjasat janë të mëdha mbi nevojën e dhënies edhe të dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19.

21:06
Itali/ 41 vjeçari bie në ‘grackën’ e policisë, detyronte të prostituonte bashkëshorten e tij

Një 41-vjeçar shqiptar, me precedentë të mëparshëm penalë, ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se ka detyruar të prostituojë gruan e tij.

21:03
SHBA shpall të vdekur 5 marinarë pas rrëzimit të helikopterit në aeroplanmbajtëse (fotot)

Marina e SHBA ka shpallur sot të vdekur 5 marinarë, gati një javë pasi helikopteri i tyre u rrëzua në oqeanin Paqësor. Sot operacionet e kërkim-shpëtimit u kthyen në operacione rekuperimi.

20:41
​Rrëmbimi i kafshëve shtëpiake në Angli konsiderohet vepër penale

Rrëmbimi i kafshëve shtëpiake do të shpallet krim në Angli pas raportimit për rritje të vjedhjeve gjatë mbylljes së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

20:39
24 vjeçari i humbur në det tregon sesi u shpëtua nga tufa e delfinëve, dhe roja bregdetare (fotot)

Një notar që besonte se kishte humbur në det, ka treguar së fundmi momentet shokuese kur besonte se u rrethua nga një tufë peshkaqenësh, para se të kuptonte se ishin delfinë që po përpiqeshin ta ndihmonin.

20:25
Lukaku: Kur më kërkoi Chelsea i shkova në zyrë Inzaghit

Në mesin e shumë lëvizjeve befasuese që ndodhën gjatë afatit kalimtar veror, ishte edhe kalimi i Romelu Lukakut nga Interi në Real Madrid.

19:55
Demonstrata anti-vaksina në Paris, në të shtunën e 8-të radhazi

Mijëra demonstrues dolën sot në qendër të kryeqytetit francez Paris për të kundërshtuar vaksinimet e detyruara dhe dokumentet e vaksinimit të kërkuara nga qeveria.

19:54
Qytetarët denoncojnë mbajtjen e dasmës, policia shkon të ndalojë ahengun

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, sot përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në fshatin Radac-Pejë, është duke u mbajtur një aheng.

19:51
Aktivistët në Marseille, banjë masive për ndërgjegjësim ndaj klimës

Disa dhjetëra njerëz, duke përfshirë dhe kampionen braziliane të surfit, Maya Gabeira, bënë sot një zhytje masive në brigjet mesdhetare të Marseille, për të ndërgjegjësuar ndaj mbrojtjes së detit.

19:27
Biden mbikëqyr nga ajri dëmet e uraganit Ida në Luisiana

Pamjet e mësipërme janë xhiruar nga helikopteri, me të cilin presidenti amerikan mbikëqyri dje dëmet e shkaktuara në qytetin Louisiana nga uragani Ida.

19:21
Botëror e Evropian çdo 2 vjet!/ FIFA studion mundësinë, UEFA s’është dakord

Federata ndërkombëtare e Futbollit po mendon për  një revolucion në këtë sport duke nisur nga viti 2027; Botërorët dhe Evropianët si dhe turnetë e tjerë kontinentalë si Kupa e Afrikës dhe e Azisë, të zhvillohet çdo 2 vjet me kalendarë të modifikuar. lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja italiane ‘La Repubblica’ sipas së cilës ky projekt duket se nuk pranohet nga UEFA

19:17
Bizneset ende larg fiskalizimit/ Pandemia i dëmtoi. Procesi ka shtuar kostot

Nga 1 shtatori ka nisur faza e tretë e fiskalizimit për rreth 78 400 biznese në të gjithë vendin, por mesa duket ende subjektet janë në fazën e parë të procesit, atë të marrjes së certifikatës elektronike nga AKSHI.

19:12
Aktorja e ‘Princeshës Diana’ ndriçon tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia (fotot)

Aktorja amerikane Kristen Stewart duket se ka kaluar sfidën e rolit madhor të Princeshës Diana, e cila vdiq 24 vjet më parë.

19:06
Ambasada e SHBA në Prishtinë sqaron: Afganët do strehohen përkohësisht kampin Bondsteel!

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë sqaron se Procesi përmes të cilit afganët aplikojnë për viza të veçanta imigruese ose status refugjati në SHBA është kompleks dhe disa aplikantë janë ende në procesin e marrjes së dokumenteve të nevojshme.

18:44
​Mbyllen mbi 20 bar kafe në Prishtinë/ Gastronomët e quajnë “ofensivë” qëndrimin e institucioneve

Mbi 20 kafiteri janë mbyllur dy ditët e fundit në Prishtinë nga Inspektorati. Kjo me arsyetimin se nuk i kanë respektuar masat e hyra në fuqi për parandalim të pandemisë COVID-19. Shoqata e Gastronomëve e quan “ofensivë” qasjen e institucioneve ndaj këtij sektori. Sipas të njëjtës, 95 për qind e tyre plotësojnë kushtet për zhvillimin e kësaj veprimtarie.

18:39
Luftime të reja në Pashnjir të Afganistanit

Në luginën e Panjshirit në Afganistan janë raportuar luftime të reja ndërmjet talibanëve dhe grupeve të armatosura që kundërshtojnë sundimin e tyre. Lugina Panjshir, në veri të kryeqytetit Kabul, është një nga provincat më të vogla të Afganistanit dhe e vetmja që nuk ka rënë në duart e talibanëve.

18:18
E rëndë në Tiranë, 26-vjeçarja var veten

Një ngjarje e rëndë është shënuar në rrugën ‘Artan Lenja’ në Tiranë. Policia njofton se një 26-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

18:04
Situata e covid/ MSH: 984 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

Numri i të infektuarve me covid vijon të mbetet ende shumë i lartë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë me covid 984 raste të reja si dhe kanë humbur jetën 4 qytetarë. Kështu numri i viktimave në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 2,512.

18:02
Pamje të frikshme/ Treni i mallrave përplas furgonin me punëtorë në Turqi, vdesin 6 persona

Gjashtë të vdekur dhe 7 të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik në Turqi. Një tren mallrash përplasi një minibus, në Turqinë veriperëndimore. Në minibus udhëtonin disa punëtorë të një kompanie.

18:01
‘Mësimi online, i vështirë’/ Zonja e Parë Jill Biden i rikthehet mësimdhënies në klasë në Virginia (fotot)

Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden ka thënë se po i rikthehet mësimdhënies në klasat e Kolegjit të ‘Northern Virginia’, ku do të japë hartim e letërsi.

17:57
Dy muaj pas lindjes Eni Vasili kthehet në ekran, ndjekësit i vënë në dukje diçka që bëri moderatoren të reagojë

Eni Vasili u bë nënë gjatë verës, e solli në jetë binjaket Sofi dhe Nikol. Me ardhjen e shtatorit, kur kanë kaluar veçse 2 muaj nga ardhja në jetë e të voglave, gazetarja ju rikthye studios së ‘Open’ dhe nisi sezonin e ri.

17:46
Vrau me armë 49-vjeçarin në Tropojë/ Kapet autori i dyshuar i ngjarjes, sekuestrohet arma

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 49-vjeçarit, Isat Goçaj, në Çerem, të Tropojës.

17:43
E lidhi në karrige dhe e torturoi, kapet shqiptari që dhunonte gruan në Itali (DETAJE)

Një shqiptar 40-vjeçar që banonte në Bolzano, Itali, u arrestua, pasi akuzohet për rrëmbim, torturë dhe keqtrajtim në familje.

17:41
Robert Berisha “gjuan” hapur Albana Osmanin, nisin aludimet e para rreth dyshes

Moderatorja Albana Osmani është shkëputur nga televizioni prej shumë kohësh. Ajo i është përkushtuar projekteve të reja siç ai i fondacionit apo edhe botimi i një libri. Sa i përket jetës private, Albana është treguar gjithmonë e rezervuar.

17:31
Victoria e David Beckham montojnë në shtëpi makineri akulloreje 10,000 dollarëshe nga SHBA (fotot)

Çifti më i famshëm britanik Victoria e David Beckham kanë instaluar në shtëpinë e tyre në Britani një makineri akulloreje të dyqaneve amerikane Wendy, megjithse sipas raportimeve gruaja Victoria, ka njëzet vjet që nuk ha ëmbëlsira prej dietave.

17:04
Të shtëna me armë zjarri në Tropojë/ Bashkëfshatari i merr jetën 49-vjeçarit. Zbulohet identiteti i viktimës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çerem të Tropojës. 49-vjeçari, Isat Goçaj është vrarë me armë zjarri nga bashkëfshatari i tij, Altin Ismajlisufi, ky i fundit që është shpallur në kërkim.

17:02
Ndarja nga jeta e Paulin Prekës/ Basha: Do të mbetet pjesë e plejadës së aktorëve të shquar të teatrit dhe kinematografisë shqiptare

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka shprehur ngushëllimet familjes Preka, për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur shkodran, Paulin Preka.

16:52
Djali i dytë afgan vdes në Poloni pas ngrënies së kërpudhave helmuese (fotot)

Gjashtë-vjeçari është shpallur sot i vdekur, një ditë pasi vëllai i tij ndërroi jetë kur hëngri supën me kërpudhat “Kapela e vdekjes”.

16:49
Elbasan/ Policia Rrugore me ‘dorë të hekurt’, pas kontrolleve me radarë dhe dron tërhiqen 10 leje drejtimi dhe…

Policia Rrugore e Elbasanit, gjatë 24 orëve të fundit ka vijuar kontrollet me në rrugën interurbane Elbasan – Tuneli i Krrabës – Elbasan, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.

16:23
Drejtori i kompanisë mban peng të njohurën e re për 10 ditë në ‘dhomën e torturave’ e përdhunimit (fotot)

39 vjeçari Sergei Sveshnikov është ndaluar nga policia për t’u marrë në pyetje pasi 23 vjeçarja Elizaveta Babikova u gjet e lidhur një “dhomë torturash” në qilarin ku e perdhunonte.

16:22
Përmet/ Tentoi të kultivonte drogë, arrestohet 38-vjeçari. Kapet edhe djali që ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait

Policia e Përmetit ka vënë në pranga dy persona për vepra të ndryshme penale. Një prej tyre është një 38-vjeçar, i cili është kapur duke tentuar të kultivojë lëndë narkotike fshatin Senican, Këlcyrë.

16:14
Jo më “xhandar” i botës: Biden i bën “dalje” Amerikës nga roli global!

“Amerika është kthyer”, trumbetonte me të madhe Joe Biden, por largimi kaotik nga Afganistani tregoi se gjërat nuk janë si më parë për superfuqinë e botës, thonë analistët.

16:10
“Gati të vdesim këtu”/ Talebanët-gaz lotsjellës e të shtëna mbi gratë protestuese!

“Kemi frikë, por duhet të luftojmë. Edhe nëse vritemi këtu, gjaku ynë do të sjellë jetë për njerëz të tjerë. Për këtë, jemi të përgatitura të luftojmë dhe të vdesim”, tha për Euronews një prej grave protestuese që zbritën në rrugët e Kabulit duke sfiduar rrezikun që i pret nga militantët talebanë.

15:52
Do të vaksinohen fëmijët/ Britani, javës tjetër nis vaksinimi nga 12 deri në 15 vjeç

Planeve për vaksinimin e miliona fëmijëve të shkollës pritet t’u hapet dritat jeshile javën e ardhshme, pavarësisht se këshilltarët e qeverisë së Boris Johnson i kanë refuzuar këto plane.

15:44
Të dielën rinis “Rrethi katror”/ Surpriza e këtij sezoni, në panel do jetë edhe analisti Milaim Zeka

Nga e diela rikthehet në ekranin e Top Channel një nga emisionet më të ndjekura të sezonit të kaluar, “Rrethi Katror”.

15:40
19 vjeçarja i shpëton pengmarrësve duke u hedhur nga dritarja e ndërtesës në Antalia (fotot)

Një adoleshente në Turqi ka bërë një arratisje dramatike duke u hedhur nga dritarja për t’i shpëtuar pengmarrësve që thuhet se e kishin marrë peng e torturuar.

15:38
Ekspozita me 30 grekët në Shkodër/ Krijimtaria e grave, e mbështetur nga Ministria e Kulturës në Greqi

“Duke thurur të Ardhmen” është ekspozita që u çel në Galerinë e Arteve në Shkodër falë bashkëpunimit të Breskida Krajës nga Shkodra dhe 30 artisteve nga Greqia.

15:28
Shifrat alarmante të rasteve të reja, hapet pavioni i parë i spitalit “Covid 3”

Nisur nga vala e re e infektimeve dhe për pasojë fluksi në rritje i pacientëve në spitalin Infektiv, Ministria e Shëndetësisë ka aktivizuar planin për përballimin e situatës duke hapur sot spitalin Covid3.

15:24
Turizëm në qytetin e gurtë/ Gjirokastra është plot me vizitorë edhe gjatë shtatorit

Gjirokastra dhe qafa e Pazarit ka qenë mes atraksioneve më të rëndësishme të kësaj vere për vizitorët vendas dhe të huaj përgjatë kësaj vere.

15:23
21 viktima dhe 1,278 raste të reja me COVID19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit edhe 21 kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.
Ndërsa janë shënuar edhe 1.278 raste të reja.

“Nga 10.609 testime, 1.278 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të
fundit, janë shënuar 21 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.248 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i
të shëruarve është 122.140. Në total numri i rasteve aktive është 26.534”, thuhet në raportin e MShsë.

15:19
Mjeshtri i gurëve që këndojnë/ 85 vjeçari nga Vlora që gdhend gurin dhe bën vegla muzikore

Në fshatin Vranisht të bashkisë Himarë i cili ndodhet rrëzë malit të çikës gjejmë gdhendeshin e gurit Selman Pazo.

15:17
Princesha e Monakos dërgohet në spital prej infeksionit të rëndë në Afrikën e Jugut (fotot)

Princesha Charlene e Monakos ishte dërguar me urgjencë në spital pasi kishte humbur ndjenjat në rezidencën e saj në Afrikën e Jugut.

15:16
Shkatërrojnë urën për naftë/ Mjetet e rënda tejkalojnë kapacitetin në Patos

Ura e fshatit Belinë qe lidh disa fshatra në zonën e naftëmbajtëses të Patos-Marinzës rrezikon të shembet. Njëra këmbë e saj është dëmtuar.

15:11
Korçë, të rinjtë po vaksinohen/ 1 mijë të vaksinuar në ditët e para të muajit shtator

Në Korçë është rritur interesimi për vaksinimin. Gjatë ditëve të para të shtatorit janë vaksinuar mbi 1000 persona ndërsa deri tani në Korçë janë vaksinuar mbi 65 mijë qytetarë.

15:08
Dezinformimi pengon vaksinimin/ Mitet dhe informacioni i mangët shkaku kryesor i refuzimit të vaksinës

Qendra e hapur e vaksinimit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë është pothuajse e zbrazur.

15:05
Mësimi on-line krijoi boshllëqe/ Mësuesit po përballen me nxënësit që janë mbrapa me mësimet

Shkollat tona që hapën dyert në 1 shtator për mësim plotësues, dhe ajo që vihet re është prani e madhe nxënësish, që janë edhe më të motivuar për ta ndjekur mësimin në klasë, për shkak të mangësive që u krijuan vitin e shkuar shkollor, pasi mësimi u zhvillua kryesisht online.

15:03
Niko Peleshi, me dosje në prokurori/ Prokuroria e Tiranës vijon hetimin për skandalin e silikon mix

Niko Peleshi u konfirmua ministër edhe në kabinetin qeveritar Rama 3, por ai vazhdon të ketë të hapur një dosje hetimore në Prokurorinë e Tiranës për kohën kur ishte ministër Bujqësie dhe që hedh dyshime ndaj tij për 4600 litra të futura në vendin tonë si helm insektesh, të njohura ndryshe si silikon mix.

15:01
Balla letër Metës: Dekreto Ramën/ Presidenti merr propozimin për mandatimin e kryeministrit

1 javë para mbledhjes se Parlamentit te ri socialistët trokitën në derën e Ilir Metës për t’i kërkuar njeriut që  shkarkuan me votë nga posti i Kreut të Shtetit, mandatimin e Edi Ramës si Kryeministri i Shqipërisë për katër vitet e ardhshme.

15:00
“Më hanë ushqimet kur fle gjumë”, gruaja kërkon hetimin e policisë për hajdutët fantazmë

Një 65 vjeçare i ka vendosur vërtet në pozitë të vështirë oficerët e prokurorisë së posaçme SPAK, të cilëve ju kërkoi jo vetëm hetimin e policisë së Tiranës, por që prokurorët e posaçëm të zbulojnë disa hajdutë të rrallë që sipas saj hynin fshehtas dhe mbasi shijonin ushqimet e saj largoheshin.

14:54
“Vetëm hapni gojën e kërkoni”, Merkel: Do mbulojmë çdo dëm të përmbytjeve në Gjermani!

Autoritet gjermane do të mbulojnë të gjitha kostot e nevojshme për riparimet nga dëmet që shkaktuan në vend përmbytjet shkatërrimtare të korrikut.

14:44
Lukaku: E kërkova vetë largimin nga Interi, mund t’i lija vetëm për Chelsea-n!

Romelu Lukaku ishte goditja e madhe e Chelsea-t në këtë merkato vere me Blutë e Londrës që paguan plot 115 milionë euro për të rikthyer në Stamford Bridge sulmuesin belg i cili në një intervistë nga grumbullimi me Belgjikën ka treguar të tjera prapaskena lidhur me largimin e tij nga Interi.

14:29
Këshilli i Europës fshikullon Greqinë: “Kujdes, po e teproni!” 

Organizmi më i lartë europian i të drejtave të njeriut i kërkoi parlamentit grek të tërheqë menjëherë disa nene të përfshira në projektligjin për emigracionin, të cilat parashikojnë gjoba të rënda për shoqatat joqeveritare të cilat zhvillojnë operacione të paaprovuara shpëtimi të emigrantëve në det.

14:25
Gjermania konfirmon: Kriminelë mes fluturimeve nga Kabuli!

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer konfirmoi se nga misionet e shpëtimit ushtarak nga Kabuli kanë mundur të hyjnë në Gjermani edhe persona të regjistruar nga policia afgane si kriminelë. 

14:20
Studiuesi i Biblës zbulon profecinë: Një kometë do të godasë Tokën në 10, 15 vjet!

Një studiues i Biblës pretendon se mes rreshtave të Librit të Shenjtë, fshihet një profeci mjaft aktuale.

14:05
Ndahet nga jeta aktori i njohur i humorit shkodran Paulin Preka

Aktori i njohur i humorit shkodran, Paulin Preka ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

14:01
“Kam qenë gjithmonë më e ëmbla”, Enca bëhet nostalgjike dhe ndan foton e rrallë nga fëmijëria

Këngëtarja e njohur, Enca është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale. Ajo ndan herë pas herë foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria, si dhe padyshim nga koncertet e shumta që zhvillon.

13:54
Nga Devolli drejt Tiranës/ Si funksiononte trafikimi i të huajve: Motrat i strehonin në një hotel në Laprakë, pastaj i nisnin drejt…

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për dhënie ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar.

13:40
Veliaj jep lajmin e mirë: “Nisin punimet për kompleksin e ri shkollor në kryeqytet; Shtatorin që vjen ‘Fresku’ me shkollat më të mira në vend”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njofton përmes një statusi në Twitter se ka nisur puna për kompleksin e ri shkollor te zona e “Freskut”. Ai shkruan se shtatori që vjen do e gjejë këtë zonë me shkollat më të mira në vend.

13:32
Ekskluzive/ Hillary Clinton i telefonon Edi Ramës, Top Channel zbardh bisedën

Hillary Clinton bashkëshortja e ish presidentit amerikan Bill Klinton ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama pasditen e së premtes.

13:23
Pamje nga vila luksoze ku do të qëndrojë Ronaldo/ 7 dhoma, pishinë dhe xhakuzi. Nuk mungon palestra

Futbollisti Cristiano Ronaldo dhe familja e tij janë vendosur në një vilë luksoze pas rikthimit të tij në Manchester United.

13:11
BE “njeh” talebanët: Marrëdhënie me regjimin e ri, edhe pse pragmatike!

Ministrat e Jashtëm të BE, gjatë takimit në Brdo të Sllovenisë dolën me një qëndrim të përbashkët në lidhje me talebanët.

13:07
Biden, urdhër ekzekutiv: “Nxirrni dokumentet sekrete të 11 shtatorit!”

Presidenti Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv që urdhëron publikimin e disa dokumenteve sekrete të lidhura me sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

13:04
Kamala Harris telefon Vjosa Osmanin, çfarë i tha zv/presidentja e SHBA?

Zv/presidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris pati një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, ku shprehu mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara për ndihmën që Prishtina dha në përpjekjet e evakuimit nga Afganistani.

12:59
Nuk ikim pa u vrarë i fundit nga ne”/ Talebanët: “Morëm Panjshirin”, rezistenca mohon!

Talebanët pretendojnë se Panjshiri ka rënë në duart e tyre, por rezistenca mohon.

12:53
Karta identiteti të falsifikuara, drogë dhe vetëplagosje me armë zjarri/ Arrestohen 5 persona në Tiranë

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.

12:42
Emrat/ Përdornin lavazhin për të shpërndarë kokainë, arrestohen dy të rinj në Vlorë

Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Vlorë sepse shpërndanin kokainë në lavazh.

12:35
Ndeshja me Hungarinë, Kombëtarja nis punën me Nedim Bajramin

Kombëtarja shqiptare ka nisur menjëherë punën për ndeshjen e radhës kualifikuese të Botërorit 2022, atë me Hungarinë. kuqezinjtë e drejtuar nga edy Reja do të kërkojnë që të harrojnë humbjen e pësuar në Varshavë 4-1.

12:28
Studentet afgane në Shqipëri: Talebanët lënë vajzat të shkojnë në shkollë deri në klasë të shtatë, duan t’i mbajnë në errësirë

Dy vajza të reja afgane që janë strehuar në Shqipëri kanë rrëfyer ëndrrën e tyre për arsim dhe edukim.

12:01
Korçë/ Arrestohen dy persona, një shpallet në kërkim, një tjetër procedohet penalisht. Ja për çfarë akuzohen

Dy persona janë arrestuar nga policia në Korçë, një është shpallur në kërkim dhe një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

11:54
Sherri mes kosovarëve dhe shqiptarëve, dëshmitari: Erdhi një furgon me të tjerë, kishin bërë thirrje për përforcime

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Trieste të Italisë, ku u përplasën shqiptarë e kosovarë dhe mbetën të plagosur 8 persona, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.

11:37
Arrestohet 45-vjeçari në Kakavijë, donte të dilte nga Shqipëria me 278 gr heroinë

Një 45-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës sepse u kap me heroinë në makinë.

11:21
Shqiptarët e kosovarët, “luftë” në zemër të Triestes, 8 të plagosur. Policia rrethon zonën!

Të shtëna armësh kanë tronditur orët e para të ditës qytetin Italian të Triestes, ku të paktën 8 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

11:14
Dëmtoi barrierat anësore të autostradës Levan-Vlorë duke ndërtuar rrugë dytësore, arrestohet 47-vjeçari (Emri)

Një 47-vjeçar, i identifikuar si Adrian Baçaj është arrestuar nga policia pasi dëmtoi barrierat anësore të autostradës Levan-Vlorë.

11:04
“Dua të vdes”/ 19 vjeçarja hidhet nga dritarja për t’i shpëtuar rrëmbyesve, vajza në gjendje të rëndë 

Një 19 vjeçare në qytetin turk të Antalias është përpjekur t`i largohej personave që e kishin rrëmbyer, torturuar e përdhunuar, e mendoi se rruga e vetme për shpëtim ishte të hidhej nga dritarja.