Argjentinë/ Helikopteri që po shuante flakët rrëzohet, humbin jetën dy anëtarët e ekuipazhit

29/12/2021 22:46

Një helikopter që po përpiqej për të shuar një zjarr në pyll në Patagoni në jug të Argjentinës u rrëzua. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme ku si pasojë humbën jetën edhe dy anëtarët e ekuipazhit.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, ku ndër të tjera sqarohet se helikopteri ishte marrë me qira nga qeveria dhe u rrëzua në zonën e Quillen, një liqen në provincën e Newquen.

Më shumë se 200 makina zjarrfikëse dhe dymbëdhjetë avionë po luftojnë me flakët në Parkun Kombëtar Nowell Wapi dhe pjesë të tjera të Patagonisë, një zonë e njohur për pyjet, liqenet dhe malet e saj. Këshilli Federal i Mjedisit (Cofema) dhe Ministria e Mjedisit e kanë shpallur zonën gjendje të jashtëzakonshme.

“Ne po përballemi me një skenar që mund të përsëritet, pra një periudhë thatësire të zgjatur, që ndoshta është rezultat i ndryshimeve klimatike”, thuhet në një deklaratë të dy shërbimeve.

Top Channel