“Kam vërejtur gjatë udhëtimeve të mia se shqiptarët po pushtojnë Ballkanin. por edhe më gjerë, nëpërmjet bizneseve”.

Kështu është shprehur gazetarja Ilnisa Agolli, e cila ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në studion e ‘Open’, ku së bashku me të ftuarit e tjerë u diskutua se ku do të festojnë shqiptarët natën e ndërrimit të viteve.

Sipas Agollit në shumë vende të Ballkanit shqiptarët kanë ‘pushtuar’ me bare, restorante e hotele që zotërohen nga vetë ata, dhe kështu po forcojnë edhe ekonominë por edhe janë më të prirur drejt një turizmi Ballkanik.

Ilnisa Agolli: Gjatë udhëtimeve në Ballkan këto kohë po kuptoj që ne shqiptarët nëse dikur e pushtonim Ballkanin përmes luftërave sot e gjitha përkthehet përmes një pushtimi të restoranteve, që kemi pafund, sidomos në Venecia. Diku restorante, diku akullore, diku hotele në zotërim të shqiptarëve. Po kuptojmë që përmes Ballkanit ne po njohim shqiptarët përmes këtij turizmit gjallërues shqiptarë dhe sot ekonomia e një shqiptari po forcohet dhe kjo do të thotë se janë të prirur drejt një turizmi Ballkanik. Shqiptarët po pushtojnë Ballkanin edhe më gjerë, kjo është ajo që kam vërejtur gjatë udhëtimeve.

Top Channel