Kubanët gjejnë ngrohtësi te feja ‘Abakua’ mes vështirësive ekonomike e pandemisë (fotot)

29/12/2021 19:42

Në gjunjë e me sy të mbyllur, pesë të rinj degjojnë bekimet në gjuhën Ioruba, të sjellë në ishull më shumë se katër shekuj më parë nga skllevërit.

Ata janë tashmë anëtarë te shoqërisë fetare vendase Abakua, kulti unik kuban me origjinë nga Afrika.
Vështirësitë ekonomike të sanksioneve te SHBA dhe pandemisë, kanë shtyre shumë të rinj të feja e lindur nga skllevërit Carabali, që punonin në portin e Havanës 200 vjet më parë.

“Me problemin e pandemisë, besimi është rritur shumë,” tha për rrjetin AFP, Juan Ruiz Oña zyrtari i dytë më i lartë i tempullit Abakuas.

Ceremonia intime, në të cilën marrin pjesë vetëm Abakuas dhe të ftuarit e tyre, zhvillohet në zonën Simpson të kryeqytetit, ku gjenden disa tempuj te këtij besimi.

FOTO GALERI
1/12
Kubanët gjejnë ngrohtësi te feja Abakua mes vështirësive ekonomike e pandemisë

Top Channel