Po afron nata e ndërrimit të viteve, një ngjarje që shërben më shumë se kurrë, për t’u bërë të gjithë bashkë në familje, veçanërisht pas gati 2 viteve të pandemisë.
Ndryshe nga viti i kaluar që restorantet e baret ishin të mbyllura për shkak të Covid, këtë vit do të jetë ndryshe, nuk do të ketë një orë policore!
Por, sipas shefit të kuzhinës Arvin Kita, njoftimi nga autoritetet shëndetësore ka ardhur shumë vonë sa i takon restoranteve dhe orës policore, pasi kushdo që ka qenë i interesuar dhe nuk ka dashur të lërë në moment të fundit prenotimin për natën e Vitit të Ri mund të ketë prenotuar jashtë Tiranë dhe në një farë mënyre kryeqytetit mbetet bosh!
Por, megjithatë, Kita thotë në restorantin e tij prenotimet janë kryer tashmë dhe nuk ka më asnjë vend bosh!
Arvin Kita: Jemi 100% të prenotuar për natën e Vitit të Ri, por duhet thënë se njoftimi ishte goxha i vonuar, data 23-24 ishte, mbetet një javë për këdo që është i interesuar dhe nuk do ta lërë në momentin e fundit natën e Vitit të Ri ka prenotuar diku jashtë Tirane dhe si duket Tirana mbetet destinacioni i fundit. Klientë edhe besnikë dhe do donin me shpirt ta bënin këtu thonë që ‘ah ta dinim, do kishim ardhur’.
Top Channel