“Më plasi fustani në mes të dasmës”/ Big Mama rrëfen momentet më të sikletshme: Më ra parukja nga koka

29/12/2021 21:01

Big Mama, këngëtarja që ka vetëm pak ditë që i ka dhënë fund rrugëtimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte e ftuar sot në “Ftesë në 5”.

Ajo ka rrëfyer një nga momentet më të sikletshme në dasma, një prej të cilave është rënia e parukes nga koka.

Big Mama: Unë gjithë siklete jam, më plas fustani në mes të dasmës. Këtë sezon i kam pasur flokët e shkurtra se i dogja duke i  ngjyrosur cdo ngjyrë dhe verës nuk mund të shkoja çdo ditë në parukeri se çdo ditë shkoja në dasma dhe gjeta një mënyrë, gjeta një paruke që e vendosja në kokë dhe direkt në dasëm.

Duke qenë se nuk jam si këngëtarët që rrinë në skenë, unë futem në skenë. Te ne kërcejnë më shumë valle dhe mundohem të kaloj dhe më ra parukja. S’kisha cfarë të bëja, mora paruken e fillova të kërcej me paruke.

Top Channel