Sarah duket se është prekur tepër nga sjellja e Ilirit.

Ajo është etiketuar në disa spektakle gjatë debateve që Iliri ka patur me Donaldin.

Sarah ka zgjedhur Monikën për të shkëmbyer këtë mbasdite rezervat që ka ndaj balerinit.

“Unë nuk dua të viktimizohem. Mund të gjeja shumë mirë mënyrën për t’i shfrytëzuar situatat dhe për të nxjerrë keq Ilirin. Unë zgjodha që ta kaloja si gjë dhe mos t’i jepja aspak rëndësi fjalëve të tij. Do ta kisha shumë të lehtë të bëja si e lënduar dhe të merrja vëmendje”,- tha ajo.

Top Channel