Shumë hotele të mëdha në SHBA, numrin e dhomave e kalojnë nga 419 në 421, duke shmangur në këtë mënyrë numrin 420.

Por cila është arsyeja që ata nuk e përdorin këtë numër?

Numri 420 lidhet me kanabisin pasi data 4 prill (20/4) është vendosur në Amerikë si një “ditë feste” për pirjen e duhanit e të marijuanës.

Duke qenë e ndaluar pirja e kanabisit në hotele, adhuruesit e kanabisit dikur e përdorin dhomën 420 për ta konsumuar atë aty. Ndaj shumë hotelierë vendosën ta hiqnin nga dhomat, në mënyrë që të mos kishte lidhje të hoteleve me konsumin e mundshëm të kanabisit.

Ndërsa në Kolorado, ku përdorimi i kanabisit është i ligjshëm, një hotel vendosi të shkruante numrin 420 në derë.

Top Channel