Zyra që lufton eurot false/ Gjatë 2021 pati një rënie të prodhimit të eurove false, 18 % me pak se në 2020

30/12/2021 01:59

Në katin e 23-të të kullës së Bankës Qendrore Evropiane në Frankfurt ndodhen ekspertët që analizojnë disa nga kartëmonedhat false euro të cilësisë më të mirë.

Dhoma ku nuk lejohen të huajt, i ngjan një laboratori shkollor shkencash, por e pajisur më së miri. Rreshtuar në tryezat e punës janë mikroskopë 3D, peshore ultra-sensitive dhe mjete të veçanta për të pikasur secilën nga dhjetëra elementet e sigurisë në kartëmonedhat e vërteta.

Analizat e bëra nga specialistët ndihmojnë BQE të qëndrojë në dijeni të taktikave më të fundit të falsifikimeve, duke tentuar të qëndrojë gjithnjë një hap para tyre.

Njëzet vjet pas lëshimit të monedhës së vetme tashmë rreziqet nga kartëmonedhat false konsiderohen të vogla, sipas kreut të degës Jean-Michel Grimal. BQE është përgjegjëse për lëshimin e kartëmonedhave për bankat qendrore të 19 vendeve të eurozonës.

Viti 2020 shënoi nivelin më të ulët të falsifikimeve me vetëm 460,000 kartëmonedha false të hequra nga qarkullimi, në rënie me 18 % nga 2020.

Top Channel