Rudina Dembacaj ka festuar 5 vjetorin e të voglës së saj Viktoria. Me disa foto nga festa, Rudina është shfaqur me Vikin në prehër dhe Markun.

“Viki 5 vjeç. Sigurisht që Viktoria u stilua vetë”, ka shkruar Rudina krah fotove nga festa.

Nga pamjet duket se ish bashkëshorti i saj, Aleksi nuk ka qenë në festë. Megjithatë nuk dihet nëse ka qenë një zgjedhje e Rudinës për mos të ndarë foto, apo vërtetë kjo festë i ka gjetur në dy vende të ndryshme kësaj here.

Megjithatë me momentet e ndryshme të publikuara në rrjetet sociale, Rudina dhe Aleksi kanë treguar se janë të dedikuar plotësisht tek lumturia e vajzës së tyre. Ai postoi një video me të bijën në Instagram të shoqëruar me tekstin: “Gëzuar 5 vjetorin. Ti nuk e ke idenë se si prezenca jote ka ndriçuar jetën time me lumturinë tënde. Të dua vogëlushja ime.”

Po ditën e djeshme, Aleksi, i cili ka nisur një histori të re dashurie, ka publikuar një video ku një burrë pyetet se si vepron kur mëson se fëmija ka pësuar aksident dhe ai i përgjigjet: “Pikë së pari, a je mirë? Së dyti, të lutem më thuaj që është makina e nënës tënde.”

Nuk dihet nëse i referohet Rudina Dembacajt me këtë status apo jo.

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel