Basha në lëvizje/ Pas Kuvendit Kombëtar, kryedemokrati po zhvillon takime me krerët e degëve të PD-së

29/12/2021 08:51

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kreu i selisë blu ka zhvilluar një sërë aktivitetesh jo formale, me qëllim përgatitjen e strukturave për vijmin e aksionit politik të miratuar në 18 dhjetor nga Kuvendi Kombëtar.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se ditët e fundit, Lulzim Basha është takuar me kryetarët e degëve të PD-së, ndjekur nga takimet me Grupin Parlamentar dhe me kryesinë e Partisë Demokratike. Këtë të mërkurë, kryedemokrati është nisur drejt Dibrës.

Thirrjen për të dalë në terren dhe për të punuar me anëtarësinë, Basha e bëri një javë më pas në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Të punojmë me gjithë ata burra që ishin me ne, por edhe me ata që sot nuk na besojnë, por u përdoren për mish për top”, tha Basha.

Këto lëvizje politike të Bashës vijnë pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar me datë 18 dhjetor.

Kuvendi i 11 dhjetorit (i thirrur nga Berisha) – dhe një kuvend rival një javë më vonë (i thirrur nga Basha) – shënoi kulmin e një lufte të shëmtuar tre mujore mbi lidershipin e Partisë Demokratike të opozitës.

Në një anë qëndron ish-lideri demokrat Sali Berisha, pjesë e politikës shqiptare që nga rënia e komunizmit tre dekada më parë dhe në anën tjetër është Lulzim Basha, njeriu që Berisha promovoi nëpër radhët e partisë dhe të cilit përfundimisht i dorëzoi frenat e saj në vitin 2013.

Kuvendi shkarkoi me votim të fshehtë kryetarin e PD-së, Lulzim Basha me propozimin e 7 deputetëve dhe 15 për qind të delegatëve. Ai u shkarkua për thyerje të rënda të statutit dhe dëmtim të interesave politike dhe elektorale të saj. Por, jo vetëm. Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit, i mbledhur nga njëra palë ka shkarkuar gjithë kupolën drejtuese të partisë.

Top Channel