Harta e re e gjyqësorit si rrjedhoje e së cilës në qarkun e Korçës nga 4 gjykata që janë aktualisht do të mbetet vetëm një prej tyre kundërshtohet nga Dhoma e Avokatisë.

Duke e konsideruar këtë si një reduktim drastik të gjyqësorit, përfaqësuesi i dhomës së avokatisë Arben Lena thotë se drejtësia jo vetëm që do të vonojë por do të shkaktohet një kolaps total.

Me ngarkesën aktuale të një gjyqtari, sipas tij qytetarët mund të presin edhe 15 vite në radhë për çështjet e tyre ndërsa paralajmëron se  mund të ketë edhe një bojkot nga Dhoma e Avokatisë

Aktualisht vetëm ne Gjykatën e rrethit gjyqësor në Korçë janë 1300 çështje ndërsa në atë të apelit 800 të tilla.

Top Channel