Peripecitë në procesin e rindërtimit/ Rama tregon si i shkoi në shtëpi dhe iu lut për para princit të Kurorës së Emiratëve

29/12/2021 16:59

Kryeministri Edi Ram, ndërsa ka inaguruar qytezën e rindërtuar të Bubqit, e cila u shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntorit, ka treguar edhe peripecitë me të cilat hasen shpesh grupet e punës.

Teksa i kërkoi qytetarëve që ende nuk janë futur në shtëpi durim, Rama tha se edhe qeveria në procesin e rindërtimit është hasur shpeshherë me probleme që në sistemin e drejtësisë hasen dhe qytetarët e thjeshtë.

Rama: Në Krujë, Durrës, Tiranë, Laç, Vorë ku puna vazhdon, ju them se ne do t’i shkojmë të gjithave deri në fund, ama duhet edhe të na kuptojnë. Se në Krujë ka filluar tani për probleme të panumërta me pronat, për sistemimin e terrenit ku do ndërtohen pallatet e reja. Në Laç edhe ne gjendemi hera herës në të njëjten pozitë siç gjendet një njeri i zakonshëm në këtë sistem drejtësie.

Një gjykatës, i cili nuk ka për t’ia dalë t’i shmanget kësaj përgjegjësie të madhe ka dhënë një sigurim padije. E imagjinoni dot të shkosh dhe të japësh sigurim padije për të bllokuar procesin e rindërtimit se i teket njërit që thotë nuk dua unë, ndërkohë që pallati duhet shembur që të bëhet një pallat i ri siç po bëhen gjithë të tjerët. Aty janë gjithë ato familje që presin, del një gjykatës nga ana tjetër dhe e bllokon, dhe duhet të ndjekim procesin.

Në Durrës janë qindra pallate të riparauara që ishin me dëme më të lehta dhe janë dhënë dhjetëra miliona dollarë i janë dhënë njerëzve në dorë apo kompanive duke i përforcuar pallatet, por janë edhe një sërë pallatesh që duhet të rindërtohen, por duan secili projektin njësoj sikur e bën nga e para. Kërkon kohën e vet, por ndërkohë ka filluar puna për lagjen e re që do bëhet në Spitallë me donacionin e princit të Kurorës së Emirateve, të cilit i shkova në shtëpi dhe i kërkova ndihmë sepse e kam thënë që i nxjerr lekët edhe nga dheu. Se një gjë e tillë i bie një vendi shumë më të pasur dhe nuk është e lehtë, jo më një vendi që nuk është i pasur si Shqipëria.

Top Channel