“Arkivat shqiptare”, revista periodike mes arkivave të Shqipërisë dhe Kosovës

29/12/2021 15:28

Revista periodike “Arkivat Shqiptare” vjen për të pestin vit radhazi, si një bashkëpunim mes Drejtorisë e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në numrin e 57 të të saj.

 

Kryeshefi i AShAK-së, Bedri Zyberaj, u shpreh për rëndësinë e veçantë të një botimi të këtij lloji në lëmin e arkivistikës.

Synimi i kësaj reviste është të bëjë bashkë periodikisht hulumtues të fushës përkatëse, për të  shqyrtuar çdo vit mbi problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionit, si edhe vizionin e punës së arkivave në realitetin e sotëm.

Theksi u vu edhe tek aksesi i studiuesve në dokumentet e digjitalizuara, të cilat deri më tani janë 8 përqind.

Top Channel