Babai i dëshpëruar paguan për lirimin e të birit, 40-vjeçari e mashtron

29/12/2021 11:58

Një 40-vjeçar u arrestua këtë të mërkurë në Korçë, për veprën penale të mashtrimit.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale I.G., i dënuar më parë për vjedhje, i kishte premtuar 63-vjeçarit me iniciale S.H. se do t’i nxirrte nga burgu të birin.

I dyshuari i kishte marrë 63-vjeçarit 200.000 lekë dhe më pas djali i tij do të dilte nga paraburgimi i Korçës.

Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera rezulton se shtetasi I. G., ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi ka dalë nga banesa e tij. Ai do të hetohet më tej nga Prokuroria e Korçës.

Top Channel