E premte, 19 Mars 2021
15:48
Kërkuan numër të kufizuar tifozësh në ndeshjen me Anglinë, MSH refuzon kërkesën e FSHF

Ministria e Shëndetësisë ka refuzuar kërkesën e FSHF për pjesëmarrjen e kufizuar të tifozëve në ndeshjen me Anglinë.

15:37
Mbi 6 mijë mësues të vaksinuar, Manastirliu: Vendimi i EMA-s, rritet pranueshmëria për vaksinën

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga shkolla ‘Qemal Stafa’ në Tiranë, ku po vijon procesi vaksinimi për mësuesit, deklaroi se procesi i vaksinimit ka ecur pa probleme.

15:35
Drone taksi për turistët/ Projekti i avionëve pa pilot për sektorin e turizmit në Itali

Turistët mund të merren nga taksi fluturuese për të shijuar një përvojë luksoze në restoranet në eko-kullat mbi 100 metra me pamje të mrekullueshme të Italisë.

15:35
Vlorë/ 15 të burgosur në paraburgim kërkojnë ndihmë urgjente, ndodhen në gjendje të rëndë nga Covid-19

15 të burgosur nga paraburgimi i Vlorës kanë kërkuar ndihmë urgjente.

15:29
‘Il Messaggero’: Nga drama në shpresë/ Organet e të vdekurve nga Covid shpëtojnë jetë me transplantet

E përditshmja e njohur italiane “Il Messaggero” kishte dje një artikull mjaft të kontestuar ku përshkruante në mënyrë pozitive faktin që organet e pacientëve të vdekur nga Covid-19 po shërbenin për të shpëtuar jetë të tjera, me anë të transplanteve.

15:23
Kontrata për ndërtimin e “Skavicës”/ Kuvendi diskuton projektin që do financohet nga SHBA

Projektligji për kontratën e ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës nga kompania amerikane Bechtel ka marrë miratimin e Komisionit të Ekonomisë.

15:21
Meta dekretoi 4 gjyqtarët në Gjykatën e Lartë, reagon Soreca: Të procedohen me shpejtësi në emërimet e mëtejshme në Gjykatë

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca ka reaguar pas dekretimit të 4 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë nga Presidenti Ilir Meta.

15:20
Tuneli i Llogorasë, garë nga e para/ Ministria e Infrastrukturës gjen mangësi tek të gjithë konkurrentët

Qeveria do të rihapë sërish garën ndërkombëtare për ndërtimin e Tunelit të Llogorasë.

15:16
Vaksinimi, kthehen refuzuesit/ Mësuesit në gjithë vendin po marrin vaksinën AstraZeneca

Rreth 400 mësues të shkollave të Durrësit janë vaksinuar gjatë kësaj jave, ndërsa pas vendimit të EMA-s interes kanë shfaqur edhe mësues që fillimisht kanë hezituar për t’u përfshirë në procesin e vaksinimit.

15:10
Veliaj sulmon PD dhe LSI/ Kreu i bashkisë: Basha komandohet nga të tjerët, e tërheq për hunde kunati

Drejtuesi politik i PS në Tiranë, gjatë një takimi me të rinj të Njësisë 4 në kryeqytet, tha se Partia Socialiste ushqen ambicie për kushte dhe shërbime dinjitoze për qytetarët, ndryshe nga parti të tjera që synojnë t’i joshin të rinjtë me një filxhan kafe, apo një birrë në Jalë.

15:10
“2 vjet burg për Llallën”/ SPAK kërkon të dënohet ish kryeprokurori me akuzat për korrupsion

Referuar gjetjeve të organeve të vettingut por edhe ekspertizave kontabël, letërporosive nga Gjermania dhe SHBA, SPAK kërkoi shpalljen fajtor të ish prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla, nën akuzë për deklarim të rremë të pasurisë dhe i kërkon policisë arrestimin e tij.

15:09
ODIHR: Do vëzhgojmë Elbasanin/ Vëzhguesit: Do jemi në zonat e nxehta ku ka aksion

Urszula Gacek, do të udhëheqë grupin e vëzhguesve në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

15:07
Indinjatë për dhunën/ Qytetarët e Elbasanit të shqetësuar për klimën e tensionit nxitur nga politika

Situata e tensionuar e ditëve të fundit në Elbasan duket se nuk është pritur mirë nga qytetarët.

15:07
Merrte para nga Shkupi/ Jep dorëheqjen ligjvënësi gjerman

Tobias Zech dha dorëheqjen nga mandati si deputet dhe detyrat në parti për shkak të një “konflikti të mundshëm interesi” dhe marrje honoraresh nga Maqedonia e Veriut.

14:58
Marrin vaksinën e AstraZeneca-s/ Kryeministri britanik e ai francez bëjnë injeksionin

Dy kryeministra europianë, Boris Johnson i Britanisë dhe Jean Castex i Francës – imunizohen sot me AstraZeneca-n, një ditë pasi Enti Rregullator i Mjekësisë në Europë e deklaroi vaksinën të sigurt.

14:50
Fjolla Morina i jep fund beqarisë. Pamjet nga dasma në vendin përrallor

Edhe pse është në kërkim nga policia shqiptare, Fjolla Morina, po e shijon në maksimum jetën.

14:49
KQZ i hoqi 69 kandidatë, PD ankimon vendimin në KAS

Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i hequr nga lista 69 kandidatë.

14:38
U rrah nga bashkëshorti në Zvicër, vdes pas një jave në kujdes intensiv 44-vjeçarja nga Kosova

Një 44-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë në Zvicër, rreth një javë pas qëndrimit në kujdes intensiv për shkak të dhunës fizike nga partneri i saj.

14:36
Meta dekreton 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë

Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar 4 emrat e rinj të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

14:25
Tiranë/ Ndërron jetë 30-vjeçari, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia

Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e sotme në Qesarakë, ndërsa dyshohet se është vetëhedhur nga vetëlartësia.

14:23
Grabitën karburantin dhe kapen me fidanë kanabis, arrestohen 4 autorët

Krujë – Katër persona janë vënë në prangat e policisë së shtetit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë grabitur një pikë karburanti.

14:09
Ernejt Shyti pranoi se vrau Behar Sofinë, tregoi edhe tre bashkëpunëtorët, (Dëshmia)

Top Channel ka zbuluar detaje të reja nga ekzekutimi i Behar Sofisë, krim që ndodhi më 25 shkurt.

13:59
BE bën thirrje për përmbajtje nga deklaratat që dëmtojnë normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian ka përsëritur të premten thirrjet për liderët politikë, në Kosovë dhe Serbi, që të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat, të cilat shkojnë në kundërshtim me normalizimin e raporteve mes tyre.

13:45
Vaksinat anti Covid/ SHBA do t’i dërgojë 4 milion doza Kanadasë dhe Meksikës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin katër milion doza të vaksinës AstraZeneca për fqinjët e saj, Kanadanë dhe Meksikën, sipas Shtëpisë së Bardhë.

13:42
Studimi/ Ky është vendi më i lumtur në botë! Ja në cilin vend renditet Shqipëria, Kosova më e lumtur se ne

Finlanda është vendi më i lumtur në botë. Kombet Nordike dominojnë listën globale ndërsa Mbretëria e Bashkuar bie pesë vende në vendin e 18-të – ndërsa Zimbabve vjen i fundit në listë.

13:30
Përplasja e Boçit me Lucën/ Reagon Balla: Dënoj dhunën e ushtruar nga kandidati i PD. Basha, si babai ka program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka reaguar për përplasjen fizike mes kandidatit për deputet Luciano Boçit dhe biznesmenit Gjergj Luca në qytetin e Elbasanit.

13:30
Gjendet i vdekur, pa shenja dhune, i moshuari në Vlorë

Një 74-vjeçar, është gjetur paraditen e sotme, pa shenja jete, në lagjen “1 Maji”, në Vlorë.

13:08
Shkelën masat anticovid, gjobiten 813 persona gjatë 24 orëve të fundit

813 persona janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit pasi shkelën masat anticovid.

12:55
Firma të palicensuara hapin rrugë mes pyllit për ta prerë, banorët e Bulqizës ngrihen në protestë

Banorët e fshatit Vajkal në Bulqize, të mbështetur edhe nga Unioni i Ekspertëve mjedisor Shqiptarë dhe nga vete eksperti mjedisor Sazan Guri, kanë protestuar për të mbrojtur pyjet e kurorës së Bulqizës.

12:51
Testohet me sukses raketa më e fuqishme në botë (Foto)

Nasa ka kryer një provë të suksesshme të raketës më të fuqishme që ekziston aktualisht.

12:33
Aksident në autostradën Fier-Lushnje, Audi “R8” përplaset me dy makina

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në aksin Fier-Lushnje. Aksidenti ka ndodhur në afërsi  të vendit të quajtur Vajkan.

12:32
Hidhet shorti i çerekfinaleve, dy finale të parakohshme Bayern-PSG dhe Real-Liverpool!

Finalja e edicionit të kaluar të Champions League Bayern Munich-Paris Saint Germain këtë sezon do të diskutohet në çerekfinalet e kompeticionit me ndeshje vajtje-ardhje, pasi shorti i hedhur mesditën e kësaj të premteje në Nyon të Zvicrës i vuri përballë njëra-tjetrës këto dy superfuqi të futbollit europian.

12:24
Një histori e dhimbshme emigrantësh/ Babai para drejtësisë për të birin që iu mbyt me varkë në Samos

Në ditën që mbushen plot 5 vjet nga marrëveshja që arriti Keshilli Europian dhe Turqia për ndalimin e rrjedhës së emigrantëve të parregullt nga brigjet turke drejt atyre greke e më pas drejt Europës, vjen në dritë edhe historia tragjike e një babai nga Afganistani që mbërriti me varkë  nëntorin e  kaluar në ishullin e Samos.

12:18
Amerika paralajmëron Gjermaninë: Braktisni menjëherë projektin e gazsjellësit rus! 

Departamenti amerikan i shtetit i ka bërë hapur thirrje kompanive të reshtin aktivitetin mbi gazjellësin polemizues Nord Stream 2, në të kundërt rrezikojnë të përballen me sanksione.

12:17
Veliaj në shtëpinë e rindërtuar të Shyqyri Xhellimasit në Farkë: “Për shqiptarët është e qartë rruga që do ndjekin pas 25 Prillit”

Rindërtimi i shtëpive dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti vijon në të gjitha kantieret e reja të hapura në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj, së bashku me deputeten e PS, Mimi Kodheli, vizitoi familjen e Shyqyri Xhellimasit në Farkë, e cila u gëzua me një shtëpi të re, më të madhe se ajo që iu shkatërrua në 26 Nëntor.

12:10
Përse ka mpiksje gjaku pas vaksinës së AstraZeneca? Shkencëtari norvegjez zbulon arsyen

Një studim i realizuar nga Spitali Universitar Rikshospitalet në Oslo, pretendohet se ka gjetur arsyen përse tre punonjës shëndetësisë në vend, të imunizuar me vaksinën e AstraZenecas pësuan mpiksje gjaku, dhe njëri prej tyre më vonë vdiq.

12:08
Burrel/ Rruga në fshatin Frankth e degraduar, banorët: Është e pakalueshme

BURREL- Rruga që lidh fshatin Frankth në Komunën  e Komsisë me qytetin e Burrelit është thuajse e pakalueshme.

12:08
Video e sherrit me grushte/ Përplasja mes kandidatit të PD Luciano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca

Top Channel zbulon ekskluzivisht një pjesë të momentit të përplasjes fizike mes kandidatit për deputet Luciano Boçi dhe biznesmeni Gjergj Luca.

12:05
Brukseli kërcënon me shtrëngim vizash/ Ç’ndodh në qershor me vendet jo anëtare të BE-së 

Komisioni Europian po kërcënon të vendosë kufizime vizash për vendet jo-anëtare të bllokut të cilat refuzojnë të marrin mbrapsht qytetarët e tyre.

11:52
Arrihet para afatit/ SHBA, vaksinohen 100 milionë qytetarë

Joe Biden është optimist: Administrata e tij do të përmbushë qëllimin për të bërë 100 milionë doza vaksinash në 100 ditë e para në detyrë të premten, 58 ditë pas fillimit të mandatit.

11:46
Gjirokastër/ Ishte organizator i transportimit të emigrantëve të paligjshëm, arrestohet 25-vjeçari

Gjirokastër – Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte organizatori i një aktiviteti të jashtëligjshëm.

11:44
Pas dritës jeshile të EMA-s/ Gjermania, Franca e Spanja rinisin vaksinimin me AstraZeneca

Pas konfirmimit të Rregullatorit Europian të Shëndetësisë, EMA, se vaksina e AstraZeneca-s është e sigurt dhe efikase, shtetet kryesore të BE-së kanë vendosur të rinisin, pa humbur kohë, imunizimin me këtë vaksinë.

11:36
“Ju kërkoj sërish timonin e 2017-ës”, Rama sqaron si do të funksionojë sistemi i monitorimit: Nuk do ketë më policë në rrugë!

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me lehtësirat që do i ofrohen bizneseve dhe qytetarëve falë digjitalizmit ndërsa komentoi “timonin” si një nga elementët e fushatës së tij të 2017 duke e kërkuar përsëri për bashkëmoshatarët e të birit.

11:34
Vuçiç provokon hapur/ Poston hartën e Kosovës, me flamurin serb

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, shkaktoi reagime të menjëhershme me veprimin e fundit, për të cilin duket ka qenë më se i ndërgjegjshëm.

11:31
Parisi dhe disa rajone të tjera të Francës futen sonte në izolim

Kryeqyteti i Francës, Parisi, prej sonte në mesnatë do të futet në izolim, për shkak të situatës së rëndë me koronavirus.

11:21
Wake Up/ Mjeku shqiptar: Varianti britanik, më agresiv në të gjitha drejtimet

Mjeku shqiptar Gani Zekaj i cili prej vitesh punon në Poloni ka rrëfyer për “Wake Up” eksperiencën e tij mbi Covid-19 si dhe ka argumentuar mbi mutacionet që qarkullojnë sot në botë.

11:18
Oscar merr vendimin/ Ceremoni me pjesëmarrje fizike, të nominuarit nuk mund të marrin pjesë virtualisht

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit i ka kërkuar të nominuarve të marrin pjesë fizikisht në  ceremonisë e ndarjes së çmimeve “Oscar 2021”.

11:17
Sherri i Metës e Sali Shehut me Policinë Bashkiake/ FRD letër Veliajt, kreut të KQZ e ambasadorëve: Ndërhyrja cënim i të drejtave kushtetuese

Pas përplasjes për zyrat, FRD i është me letër zyrtare kryebashkiakut Veliaj, kryetarit të KQZ dhe ambasadorëve duke thënë se Bashkia po vepron në kundërshtim me ligjin.

11:04
Bëj si them unë, mos bëj si bëj unë! Në prag të zgjedhjeve/ Bashës jo vetëm patenta, por i ka skaduar edhe karta ID që në 2019-ën

Kreu i PD, Lulzim Basha ka nisur fushatën për të kërkuar votat e qytetarëve shqiptarë për t’u bërë kryeministër, por vetë atij i ka skaduar karta e ID, mjet ky që duhet domosdoshmërisht për të marrë pjesë në procesin e votimit.

11:00
Rama për shërbimet online: Që vitin e ardhshëm shkollor, dëftesat do të printohen me vulë elektronike

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin e PS për shërbimet për qytetarët dhe biznesin gjatë mandatit të tretë duke nisur nga certifikata tek dëshmia e penalitetit dhe tek dëftesat me vulë elektronike.

10:51
Dhunonte vazhdimisht të atin e moshuar, arrestohet 44-vjeçari në Berat

Një shtetas, që dyshohet se dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht, në mënyrë të përsëritur babain e tij është arrestuar sot, në qytetin e Beratit.

10:46
SPAK kërkon 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë sot pretencën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, duke kërkuar dy vite heqje lire për të.

10:43
Edi Rama: Para 7 vitesh vetëm 1% shërbime online, sot janë 95%

Kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme është ndalur tek dixhitalizim dhe shërbimet që tashmë merren online.

10:36
Biden dhe Harris takojnë komunitetin aziatik pas sulmit vdekjeprurës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe nënpresidentja Kamala Harris do të vizitojnë sot qytetin Atlanta në shtetin Xhorxhia, për të ofruar mbështetje për komunitetin aziatiko-amerikan, pas vrasjes së gjashtë grave aziate në dy banja atje.

10:19
“Ik, hajde nesër”, Rama flet për radhën në sportele: Para 7 vitesh, dritat vinin sipas humoreve dhe duhet të rrinit në rrugë për të paguar

​ Kryeministri Edi Rama ka folur për shërbimet për qytetarët dhe biznesin gjatë ditës së sotme duke kujtuar ndryshimin e 7 viteve të fundit.

10:16
Rrihte babanë e tij 71-vjeçar, arrestohet 44-vjeç në Berat

BERAT-Një 44-vjeçar është vënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se akuzohet për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

10:10
Vendet e BE-së do të rinisin imunizimin me AstraZeneca

Shtetet kryesore të Bashkimit Evropian do të rinisin imunizimin kundër koronavirusit me vaksinën AstraZeneca, pasi rregullatori shëndetësor i BE-së konfirmoi se ajo është “e sigurt dhe efektive”.

10:07
Mesazhet me të dashurin në burg, Ledjana i riposton në Instagram: Të paktën të më kishit pyetur…

Ledjana, një nga konkurrentet e Për’puthen duket se po ecën mirë në marrëdhënien e saj me Mevlanin, të cilit i ka dhënë puthjen e parë.

10:04
Wake Up / Është bërë virale në rrjetet sociale, Klea Cutra nga The Voice Kids në një duet me gjyshen 90 vjeçare

E talentuara Klea Cutra ,pjesëmarrëse e The voice kids 2018 ka bërë një duet me gjyshen e saj 90 vjeçare dhe për këtë kanë fituar popullaritet në rrjetet sociale.

09:56
Vaksinohen 6120 mësues/Manastirliu: Po vijon pa asnjë problem, së afërmi lajme të mira

TIRANË- Në të gjithë Shqipërinë vijon vaksinimi anticovid i mësuesve me vaksinën “AstraZeneca”.

09:53
Kledina Skëndo nis përkrah Veliajt garën për 25 Prillin: Transformimin e Tiranës ta kthejmë në agjendë kombëtare

Kledina Skëndo e cila mban numrin 34 në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 Prillit, është prezantuar përkrah kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me të rinjtë e Njësisë 3 në kryeqytet. Gjatë një takimi të zhvilluar në bibliotekën “Musine Kokalari”, Veliaj tha se ndihet krenar që Partia Socialiste ka sot një përfaqësim dinjitoz të të rinjve si Kledina, e cila punoi që Tirana të jetë vitin e ardhshëm Kryeqyteti Europian i Rinisë.

09:38
E trishtë/ Ndahet nga jeta ish rektori i Universitetit të Elbasanit, vuante nga një sëmundje e rëndë

Ish rektori i Universitetit të Elbasanit, Liman Varoshi është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare.

09:37
23-vjeçari gjeti vdekjen pas konfliktit me sende të forta, shkon në tre numri i të arrestuarve

Korçë- Ka shkuar në 3 numri i të ndaluarve në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 29.08.2016, në një lokal në afërsi të fshatit Dishnicë, ku pas një konflikti me sende të forta, gjeti vdekjen një 23-vjeçar.

09:32
Vëzhgimi i zgjedhjeve parlamentare, sot mbahet konferencë për shtyp nga vëzhguesit zgjedhorë të ODIHR-it

 Vëzhguesit zgjedhorë të ODIHR-it do të mbajnë një konferencë për shtyp ditën e sotme, me rastin e hapjes zyrtare të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

09:30
Rama: 100 arritje në 4 vite, 1260 mësues ndihmës në shërbim të nxënësve me aftësi ndryshe

TIRANË- Në sistemin arsimor gjatë vitit 2020-2021 rezultojnë 1260 mësues ndihmës për 4610 fëmijë me aftësi ndryshe, ndërkohë që në vitet 2013-2014 nuk kishte asnjë mësues ndihmës për 2849 fëmijë me aftësi ndryshe.

09:17
Publikoi hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë, eksperti amerikan kërkon nga ShBA dhe BE të reagojnë ndaj Vuçiçit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të enjten publikoi një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë në të.

09:05
Fara kanabisi gati për mbjellje, arrestohen dy të rinjtë në Vlorë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas ushtronin aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve, kanë organizuar punën për kapjen e tyre. Si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

09:01
Bie nga ballkoni, ndërron jetë 54-vjeçari në Tiranë

Tiranë – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme ku rreth orës 23:30, në rrugën “Grigor Heba” ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte një 54 vjeçar i identifikuar si A. N, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

08:43
Presidenti Putin sfidon Biden në debat

“Dua të ftoj presidentin Biden të vazhdojmë diskutimet tona, por me kusht që ta bëjmë atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, siç thonë ata, online. Por, pa asnjë vonesë dhe drejtpërdrejtë në një diskutim të hapur”, tha Putin

08:39
Domethënia e certifikatës për vaksinim

Izraeli e ka futur ndërkohë në përdorim, BE do të fillojë në qershor me “certifikatën e gjelbër digjitale”. Ky dokument duhet të lehtësojë udhëtimet dhe jetën e përditshme.

08:38
William Burns konfirmohet drejtor i CIA-s

Senati i Shteteve të Bashkuara konfirmoi diplomatin veteran, William Burns, drejtor të CIA-s (Agjencisë Qendrore të Inteligjencës).

08:08
Senati konfirmon ish-ambasadorin William Burns në postin e Drejtorit të CIA-s

Ligjvënësit në Senat konfirmuan ish-ambasadorin William Burns në postin e Drejtorit të CIA-s të ejten, duke plotësuar ekipin e Presidentit Biden me një anëtar tjetër të rëndësishëm.

07:43
Parashikimi i motit/ Diell dhe rritje temperaturash, por në disa zona prite të…

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin por në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara.

07:13
VIDEO/ Ja si u përleshen kandidati i PD, Luçiano Boçi dhe biznesmeni Gjegj Luca

Zbulohet video që tregon se si Boçi dhe Luca janë përplasur fizikisht në një lokal në zonën e Labinotit në Elbasan. Një nga kamerat e sigurisë jashtë lokalit ka filmuar momentin kur biznesmeni Luca debaton me politikanin e opozitës Boçi i cili është së bashku me shoqëruesit e tij.

06:32
Njihuni me lëngjet më të mira të frutave për stinën e virozave

Vitamina C është e nevojshme për të forcuar imunitetin, sidomos në periudhë virozash. Duke qenë se vitamina C tretet në ujë dhe organizmi nuk arrin ta prodhojë vetë, njeriu duhet të ushqejë trupin vazhdimisht me këtë vitaminë. Rregulli i përgjithshëm është që të rriturit duhet të konsumojnë rreth 75-90 miligramë vitaminë C në ditë, por ka studime që rekomandojnë të paktën 500 miligramë në ditë.

06:06
Zbuloni si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në mënyra të ndryshme. Tek gratë, diabeti mund të shfaqet në formën e infeksioneve dhe çekuilibrit hormonal që shpesh ndikojnë në sistemin riprodhues.

05:58
Finlandë, zbulohet kush qëndron pas sulmit kibernetik ndaj parlamentit

Agjencia finlandeze e sigurisë njoftoi se grupi kibernetik APT31, i cili është i lidhur kryesisht me qeverinë kineze, me siguri ka kryer një sulm kibernetik mbi sistemet e informacionit të parlamentit.

05:29
Eurostat: Rënie rekord e tregtisë BE-Britani e Madhe

Shkëmbimet tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe pësuan një rënie rekord në janar, muaji i parë i divorcit efektiv mes dy partnerëve pas Brexit, njoftoi Zyra Evropiane e Statistikave Eurostat.

05:05
Haradinaj: AAK nuk e voton Osmanin e as nuk ia bën kuorumin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente.

03:30
Kanye West, njeriu më i pasur me ngjyrë në historinë amerikane

Me 22 fitore të Grammy, 140 milionë shitje albumesh dhe turne të panumërta botërore, Kanye West është një nga muzikantët më të mirë të të gjitha kohërave.

03:03
Universiteti i Oxfordit: Vaksinat COVID-19 akoma mund të funksionojnë në llojin e virusit brazilian

Universiteti Oxford ka theksuar se vaksinat aktuale të koronavirusit të ri (COVID-19) mund të funksionojnë kundër llojit të virusit brazilian më mirë sesa pritej fillimisht.

02:49
OKB: Vendet që strehojnë refugjatë kanë nevojë për më shumë mbështetje

Përfaqësuesi i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) në Turqi, Philippe Leclerc, ka deklaruar se duhet të sigurohet më shumë mbështetje për Turqinë dhe vendet e tjera që strehojnë sirianë për shkak të barrës së rëndë të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

02:12
Turqia raporton 20.049 raste të reja me COVID-19

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 20.049 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 902 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 2.95 milionë.

01:58
Replika Biden-Putin/ Presidenti rus përgjigjet: I shari të shan

Presidenti Rus Vladimir Putin, thumboi homologun amerikan Joe Biden, që një ditë më parë e quajti vrasës duke thënë “I shari të shan”, ndërkohë që lidhjet mes Moskës dhe Uashingtonit, shënojnë një rekord të ri të ulët.

01:24
Video/ Ja pamjet e sherrit mes politikanit Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca

Dje ndodhi një incident tjetër në Elbasan, ku protagonistë ishin politikani Luçiano Boçi dhe biznesmeni Gjergj Luca.

01:01
Johnson pas vendimit të EMA-s: Nesër vaksinohem me AstraZeneca

Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi se ai do të vaksinohet me AstraZeneca të Premten.

00:47
PS, 48,7%, opozita 45,2%/ Sondazhi i dytë Ipsos-Top Channel për zgjedhjet e 25 prillit

Në emisionin Open u publikuan këtë të enjte gjetjet e sondazhit të dytë të realizuar nga IPSOS dhe Top Channel. Nëpërmjet telefonit dhe më pak on line janë intervistuar 1519 votues nga data 3 mars deri në 9 mars.

00:26
Gjoba me kusht, Vllaznia përdor “kamxhikun” për stafin e lojtarët

Drejtuesit e Vllaznisë përdorin “kamxhikun” për të motivuar stafin dhe futbollistët për pjesën e mbetur të sezonit. Mediet sportive në vend kanë zbuluar se trajnerit Brdaric, pjesëtarëve të tjerë të stafit teknik si dhe futbollistëve është dërguar një shkresë nëpërmjet postës elektronike që konfirmon marrjen e masës ndëshkimore (gjobë) për rezultatet e dobëta.

00:20
Arsenali dhe Granada kualifikohen me humbje, Roma mposht sërish Shakhtar Donetsk

Roma, Arsenal dhe Granada janë tre skuadrat e para çerekfinaliste të Europa League. Verdhekuqtë e Paulo Fonsecas fituan edhe ndeshjen e dytë ndaj ish-skuadrës së trajnerit të tyre, Shakthar Donetsk brenda në Kiev me shifrat 1-2 duke avancuar më tej me rezultat të përgjithshëm 5-1.

E enjte, 18 Mars 2021
23:55
Vendos Pogba, Manchester United eliminon Milanin

Milani mbetet jashtë Europës. Një gol i Paul Pogba në fillimin e pjesës së dytë, ndëshkoi kuqezinjtë dhe kualifikoi Manchester United në çerekfinalet e Europa League.

23:37
Dinamo Zagreb bën surprizën e madhe, eliminon Tottenham-in e Mourinhos

Dinamo Zagreb është surpriza e madhe e raundit të 1/8-ave të Europa League. Skuadra kroate përmbysi humbjen 2-0 të ndeshjes së parë ndaj Tottenham Hotspur duke fituar 3-0 pas kohës shtesë në Zagreb dhe duke nxjerrë jashtë kompeticionit skuadrën e Jose Mourinhos që synonte t’i shkonte deri në fund kompeticionit.

23:34
Nëse zgjedhjet do ishin këtë dielë/ Sondazhi i IPSOS: 48.7 përqind do votonin për PS

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin e dytë të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

23:29
Sondazhi Top Channel-IPSOS: PS e para me 48.7%, PD rritet në 40.6%, bie LSI. Si ndahet Tirana, Durrësi dhe Elbasani

Top Channel dhe kompania e sondazheve IPSOS publikoi sondazhin e dytë për zgjedhjet e 25 prillit.

23:23
CR7 nuk do rikthehet te Manchester United, në Angli janë të sigurt

Në Angli janë të sigurt. Manchester United nuk do të jetë një opsion për të ardhmen e Cristiano Ronaldos.

23:10
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë, PS do votohej 49% në Elbasan

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë, në qarkun e Elbasanit, qytetarët votojnë 49% për PS-në. Ndërsa 41% e tyre do të votonin PD-në dhe vetëm 5% LSI-në.

22:56
Nëse votohej këtë dielë/ PD kryeson në Durrës me 47.8%

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë në Durrës PD është në vend të parë me 47.8%, dhe pasohet nga PS me 44.8% dhe më pas është LSI me 5.5%.

22:45
Sondazhi i Top Channel dhe IPSOS/ PS kryeson në Tiranë me 48.1% nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin e dytë të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

22:43
Vuçiç publikon foto me hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb, nis fushata për ta fshirë në Instagram

Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, ka publikuar një hartë të Kosovës të mbuluar me flamurin serb.

22:33
Sondazhi i Top Channel dhe IPSOS/ 52% të shqiptarëve nuk u intereson zgjedhja e kandidimit të opozitës

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin e dytë të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

22:26
EMA arriti në përfundimin se është e sigurt/ Çfarë thotë shkenca për rreziqet e vaksinës së AstraZenecas?

Enti rregullator evropian i ilaçeve arriti të enjten në përfundimin se vaksina e AstraZenecas kundër koronavirusit ofron një përfitim shumë më të madh se rreziqet që paraqet, pas analizimit të raporteve për çrregullime të rralla të mpiksjes së gjakut, por tha se kjo agjenci do të shtonte një paralajmërim në broshurën e produktit.