Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë në Durrës PD është në vend të parë me 47.8%, dhe pasohet nga PS me 44.8% dhe më pas është LSI me 5.5%.

Në Durrës, projeksioni i PS-së në 2021 është 7 mandate dhe PD të njëjtën shifër, kurse LSI 0.

Ndërsa në vitin 2017, PS kishte 8, PD 4 dhe LSI 2.

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” ka
paraqitur sondazhin e dytë të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sondazhi është kryer në periudhën 3 deri më 9 mars 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç.

Top Channel