‘Il Messaggero’: Nga drama në shpresë/ Organet e të vdekurve nga Covid shpëtojnë jetë me transplantet

19/03/2021 15:29

E përditshmja e njohur italiane “Il Messaggero” kishte dje një artikull mjaft të kontestuar ku përshkruante në mënyrë pozitive faktin që organet e pacientëve të vdekur nga Covid-19 po shërbenin për të shpëtuar jetë të tjera, me anë të transplanteve.

Gazeta shkruante se në poliklinikën e Barit “janë dhënë për donacion organet e dy pacientëve pozitivë me Covid-19, që për fat të keq nuk ia dolën të mundnin sëmundjen. Falë dashamirësisë së familjarëve, me organet e një burri dhe një gruaje të vrarë nga sëmundja, u shpëtuan dy jetë në Torino e Palermo”, pa shpjeguar se për cilat organe bëhej fjalë. Të tjera media thonin se organet e dhuruara ishin mëlçia, zemra, pankreasi dhe veshkat.

Protokolli në Itali për Covid-19 parashikon dhurimin vetëm të organeve jetësore si zemra e mëlçia, vetëm për pacientë në urgjencë koronavirusi ose pacientë në listën e pritjes, të shëruar nga Covid-19. (Artikulli)

FOTO GALERI
1/3
Nje artikull përshkruante në mënyrë pozitive faktin që organet e pacientëve të vdekur nga Covid-19 po shërbenin për të shpëtuar jetë të tjera, me anë të transplanteve.

Top Channel