Hidhet shorti i çerekfinaleve, dy finale të parakohshme Bayern-PSG dhe Real-Liverpool!

19/03/2021 12:32

Finalja e edicionit të kaluar të Champions League Bayern Munich-Paris Saint Germain këtë sezon do të diskutohet në çerekfinalet e kompeticionit me ndeshje vajtje-ardhje, pasi shorti i hedhur mesditën e kësaj të premteje në Nyon të Zvicrës i vuri përballë njëra-tjetrës këto dy superfuqi të futbollit europian.

Një tjetër supersfidë do të jetë ajo mes Realit të Madridit dhe Liverpoolit teksa në fushë do të zbresin plot 19 trofe. Short i favorshëm për Chelsean e Tuchel që do të sfidojë Porton, ndërkohë që parashikohet dy duele spektakolare në çerekfinale mes Manchester City-t dhe Borussias së Dortmundit.

Në Nyon u hodh edhe shorti i fazës gjysmëfinale të Championsit ku fituese e Bayern-PSG do të përballet me fituesen e çiftit Man City-Borussia ndërsa në krahun tjetër kush kualifikohet mes Realit dhe Liverpoolit do të sfidojë fituesen e Porto-Chelsea në gjysmëfinale.

Top Channel