Aksident në autostradën Fier-Lushnje, Audi “R8” përplaset me dy makina

19/03/2021 12:33

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në aksin Fier-Lushnje. Aksidenti ka ndodhur në afërsi  të vendit të quajtur Vajkan.

Fatmirësisht nuk është raportuar për persona të plagosur por vetëm dëme të konsiderueshme materiale për shkak se në aksident është përfshirë edhe një makinë luksoze Audi “R8”.

Top Channel