Dinamo Zagreb është surpriza e madhe e raundit të 1/8-ave të Europa League. Skuadra kroate përmbysi humbjen 2-0 të ndeshjes së parë ndaj Tottenham Hotspur duke fituar 3-0 pas kohës shtesë në Zagreb dhe duke nxjerrë jashtë kompeticionit skuadrën e Jose Mourinhos që synonte t’i shkonte deri në fund kompeticionit.

Pas një pjese të parë pa gola, Dinamo arriti ta çonte ndeshjen në shtesë falë dy golave të Orsic në pjesën e dytë.

Në shtesa mendoi sërish ai, sulmuesi kryesor i skuadrës nga Zagrebi Mislav Orsic i cili shënoi edhe golin e tretë personal dhe atë të kualifikimit për Dinamon që pavarsisht se vetëm disa ditë më parë kishte mbetur pa trajner pas arrestimit të Mamic ja doli bënte surprizën e madhe duke nxjerrë jashtë Europa Leagues, Spurs-at e Mourinhos.

Top Channel