Foto ilustruese

BERAT-Një 44-vjeçar është vënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se akuzohet për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

I arrestuari është Sh.S, 44 vjeç, banues në Berat, ai ka dhunuar  babait të tij, shtetasit H.S., 71 vjeç, banues në Berat.

Njoftimi i policisë:

Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, arrestohet.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh.S, 44 vjeç, banues në Berat, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike të përsëritur, ndaj babait të tij, shtetasit H.S., 71 vjeç, banues në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Top Channel