“E merrnin me vete kudo që iknin”/ Mbajtën për katër vite trupin e foshnjës pa jetë në frigorifer, zbardhet dëshmia e çiftit: Po nderonim kujtimin e saj 18/09 14:33
Agjencia finlandeze e sigurisë njoftoi se grupi kibernetik APT31, i cili është i lidhur kryesisht me qeverinë kineze, me siguri ka kryer një sulm kibernetik mbi sistemet e informacionit të parlamentit.
Shërbimi finlandez i sigurisë dhe inteligjencës, i njohur me shkurtesën Supo, deklaroi se në vitin 2020, ai identifikoi një operacion spiunazhi kibernetik i drejtuar kundër parlamentit, me qëllim për të hyrë në sistemet parlamentare të TI, raporton AP.
Sipas të dhënave të inteligjencës Supo, grupi APT31 ishte përgjegjës për sulmin. Supo nuk përmendi Kinën ose lidhjet e pretenduara të grupit me qeverinë në Pekin.
Top Channel