Sondazhi i Top Channel dhe IPSOS/ 52% të shqiptarëve nuk u intereson zgjedhja e kandidimit të opozitës

18/03/2021 22:33

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin e dytë të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sondazhi është kryer në periudhën 3 deri më 9 mars 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. 1519 të anketuarit i janë përgjigjur pyetjeve nëse Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur apo të gabuar, cilat janë problemet më të rëndësishme për të cilën të intervistuarit janë më shumë të interesuar në vend e që do të ndikonte në votën e tyre.

52% të shqiptarëve nuk u intereson zgjedhja e kandidimit të opozitës, pra kandidimi me dy lista të ndryshme. 22% e tyre donin që të ishin në një listë, ndërsa 19% në dy lista.

Top Channel