“Isha te terapia e djalit”/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë dollarë për nënën dhe të birin me autizëm Rreth 400 mësues të shkollave të Durrësit janë vaksinuar gjatë kësaj jave, ndërsa pas vendimit të EMA-s interes kanë shfaqur edhe mësues që fillimisht kanë hezituar për t’u përfshirë në procesin e vaksinimit.
Ditën e premte përveç 186 mësuesve të 14 shkollave të qytetit e fshatit që ishin parashikuar kanë mbërritur pranë qendrës së vaksinimit edhe mësues që patën refuzuar disa ditë më parë. Të shtunën ky proces do të vijojë në bashkinë e Shijakut.
Nga 1000 mësues që ka në total, Lezha deri në këto momente 250 prej tyre e kanë marrë vaksinën AstraZeneca.
Pas lajmit të publikuar nga EMA se vaksina AstraZeneca është një vaksinë e sigurtë gjatë ditës së sotme në Lezhë ka patur një rritje të interesit nga ana e mësuesve për ta marrë vaksinën.
Në total në Lezhë janë vaksinuar 694 persona dhe tashmë vaksinimi ka nisur dhe në tre qendra shëndetësore në Kallmet, Dajç dhe Kolsh.
Top Channel