Video e sherrit me grushte/ Përplasja mes kandidatit të PD Luciano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca

19/03/2021 12:08

Top Channel zbulon ekskluzivisht një pjesë të momentit të përplasjes fizike mes kandidatit për deputet Luciano Boçi dhe biznesmeni Gjergj Luca.

Siç duket në këtë video të filmuar nga kamerat e sigurisë në lokalin ku ndodhi përplasja fizike në Elbasan, kandidati për deputet Luciano Boçi i shoqëruar nga disa persona, debaton me biznesmenin Gjergj Luca e më pas e godet atë me grusht.

Përplasja mes tyre ka nisur më herët dhe këto janë momentet e fundit. Personat që po përpiqen të largojnë biznesmenin janë shoqëruesit e kandidatit të PD. Gjatë përleshjes ka rënë në tokë edhe një telefon celular të cilin e merr me vete kandidati demokrat, sic duket edhe në videon e siguruar nga Top Channel.

Pas debatit dje kandidati i PD e akuzoi biznesmenin si rrugaç politik. Ndërsa biznesmeni është përgjigjur duke akuzuar edhe se i kanë vjedhur celularin.

Elbasani deri më tani ka treguar se është vatra më e nxehtë e përplasjeve politike. Në ditën e verës në këtë qytet ndodhi edhe një përplasje mes militantëve të së majtës dhe të opozitës.

Top Channel