Një 74-vjeçar, është gjetur paraditen e sotme, pa shenja jete, në lagjen “1 Maji”, në Vlorë.

Sipas policisë, i moshuari nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se mund të ketë qenë një vdekje natyrale.

Ndërkohë, burime për Top Channel, bëjnë me dije se shtetasi me iniciale Ll.P. ka humbur jetën një ditë më parë, por gruaja e tij nuk ka treguar. Ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe sot, policia është detyruar të hapë derën e shtëpisë së çiftit me forcë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.03.2021, rreth orës 11:15, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi Ll. P.,  74 vjeç. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel