Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i hequr nga lista 69 kandidatë.

Top Channel mëson se Partia Demokratike ankimin e saj e ka bërë në KAS, ku do shqyrtohet ankesa nëse PD ka të drejtë apo jo. 69 kandidatët e PD-së u hoqën nga listat, pasi KQZ thekson se sipas ligjit duhet të  jenë 153 kandidatë në listën zgjedhore.

Partia Demokratike, pas korrigjimit të listave, kishte çuar 69 kandidatë më shumë të cilët u hoqën me vendim të KQZ. Por PD pretendon se ajo ka të drejtë të kishte listën e plotë të kandidatëve.

Top Channel