ODIHR: Do vëzhgojmë Elbasanin/ Vëzhguesit: Do jemi në zonat e nxehta ku ka aksion

19/03/2021 15:09

Urszula Gacek, do të udhëheqë grupin e vëzhguesve në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

OSBE- ODIHR angazhohet për herë të 15-të në një proces zgjedhor në Shqipëri, ku incidentet parazgjedhore janë të pandashme. Këtë herë u shënuan më herët në Elbasan nga militantët e partive duke paralajmëruar një fushatë të nxehtë. Drejtuesja e misionit u tregua e kujdesshme për të mos dhënë një opinion paraprak,  por foli për rreptësinë e monitorimit të ODIHR.

Shitblerja e votës është një ndër fenomenet më problematike të konstatuara në raportet e përvitshme të misionit  ndërkombëtar. Edhe këtë vit vëmendja e misionit do të jetë e madhe.

Pandemia dhe  ndryshimet   ne ligjin zgjedhor janë dy risitë e këtyre zgjedhjeve duke  marrë një vëmendje të posaçme. Drejtueses së misionit të  ODIHR ju kërkua një mendim edhe për integritetin e kandidatëve, por zonja Gscek u tregua hermetike për këtë çështje.

Misioni i vëzhguesve do të veprojë me një ekip prej 13 ekspertësh ndërkombëtar ndërkohë që do i bashkangjiten edhe 24 vëzhgues afatgjatë të cilët do të stacionohen në Shqipëri deri më 7 Maj. Ditën e zgjedhjeve është kërkuar një trupe prej 200 vëzhguesish, por për shkak të pandemisë numri këtë herë do të jetë më i reduktuar.

Top Channel