E premte, 09 Prill 2021
20:40
Armenia akuzon Azerbajxhanin për shkelje të marrëveshjes

Armenia ka akuzuar Azerbajxhanin për shkelje të marrëveshjes që i dha fund luftimeve për rajonin e Nagorno Karabakut. Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Rusia, ishte arritur në nëntor të vitit të kaluar.

20:23
Kolonët izraelitë marrin tokat e pronën e palestinezëve në Lindje të Jeruzalemit

Tre ndërtesa rezidenciale dhe toka e tyre janë shitur për të zgjeruar prezencën e izraelitëve në zonat palestineze të Jeruzalemit.

20:14
Në përkujtim të Edith Durham/ Botimi më i ri Muzeut Historik Kombëtar në 75 vjetorin e ndarjes së saj nga jeta

Mary Edith Durham ka 75 vjet që është ndarë nga jeta.

20:11
Mbi 800 mijë euro drogë nga Shqipëria sekuestrohen në Maqedoninë e Veriut, arrestohet zyrtari i lartë policor

Policia, në bashkëpunim edhe me Agjencinë Amerikane në luftën kundër narkotikëve DEA, në një operacion anti-drogë në rrugën Pletvar-Akavadar rreth orës 14 ka sekuestruar 500 kilogram marijuanë.

20:11
Në Shqipëri për pushime/ Masat shtrënguese në Kosovë, ndikojmë mbi prenotimet

Masat anti-covid të marra nga qeveria, kanë bërë që shumë qytetarë të marrin rrugën drejtë Shqipërisë për fundjavë.

20:08
Akuzë për gjyqtarin Bevis Shehaj/ Gjyqtari i shkallës së parë rrëzoi vendimin e Apelit!

Prej vitesh një banor i qytetit të Fierit endet në procese gjyqësore për shkak të vendimeve të gjyqtarit Bevis Shehaj.

20:03
Gjyqi për pagat e kontrollorëve/ Sindikata kërkon rrëzimin e vendimit të bordit të “Albcontrol”

Në Gjykatën civile të Tiranës sot është mbajtur gjyqi mes përfaqësuesve të kontrollorëve ajrorë dhe “Albcontroll”.

19:58
Basha: Do rindërtojmë teatrin/ Kreu i PD tregon programin për kulturën dhe trashëgiminë

Pranë gjurmëve te Teatrit Kombëtar, Lulzim Basha bëri premtimin kryesor për artistët.

19:53
Yuri Kim: SHBA e mbështet plotësisht reformën në drejtësi dhe integrimin në BE. Ne jemi me ju

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka theksuar mbështetjen ndaj reformës në drejtësi dhe aspiratat e Shqipërisë për tu anësuar në BE.

19:53
Rama: Meta, takime me subjekte te OFL/ ‘Shkon deri në pazare për nxjerrjen e krimineleve nga burgu’

Nga Saranda, Kryesocialisti Edi Rama riktheu akuzat e forta ne adrese te Presidentit Ilir Meta per takime te fshehta me subjekte te OFL-se duke shkruar deri në pazare për nxjerrjen e krimineleve nga burgu.

19:49
Ekonomia, shpresë tek vaksinimi/ Tregu ka nevojë të qetësohet, vaksina i jep optimizëm konsumatorëve

Vaksinimi në masë i popullsisë shihet shpresa e vetme jo vetëm për dhënien fund të infeksionit, por edhe për rimëkëmbjen e ekonomisë.

19:45
Do nisë vaksinimi nga 60 vjeç/ Manastirliu: Janë vaksinuar 9 mijë punonjës të policisë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të efektivëve të policisë bashkiake, në pikën e vaksinimit në Stadiumin “Air Albania”, ku është duke përfunduar vaksinimi i të gjithë uniformave blu.

19:44
Pritet vala e tretë e pandemisë/ Në fund të prillit mund të ketë rritje të infektimeve

Në fund të prillit pritet të ketë një tjetër valë të përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

19:34
“Ju thua që do fitojmë, i çmende”/ Rama batuta me qytetarin nga Himara: Ngele me ata të Saliut

Kryeministri Rama ndodhej në Himarë pasditen e kësaj të premte, ku ka zhvilluar një takim me banorët vendas.

19:28
Rama takim me himarjotët: Kandidati Ilir Meta u premton njerëzve se do u nxjerrë të afërmit nga burgu

Kryeministri Rama ndodhej në Himarë pasditen e kësaj të premte, ku ka zhvilluar një takim me banorët vendas.

19:15
Andit i kthehet buzëqeshja nga deklarata e Jasminës: Jam vetëm për ty!

Pas gjithë debateve e diskutimeve me njëri tjetrin, kur Andi ishte gati për të hequr dorë nga Jasmina, ajo mori në kontroll situatën.

19:10
E papritur/ Pas lidhjes me pranga dhe puthjes pasionante, Andi tërheq deklaratën për Jasminën

Andi ka vendosur që të tërheqë deklaratën për Jasminën pas diskutimeve në takim, ndonëse pati momente shumë të ëmbla mes tyre.

19:08
Asteroidi që zhduku dinosaurët solli lindjen e pyjeve tropikale të Amazonës/ Studimi

Një studim i ri sugjeron se mes pasojave të asteroidit që zhduku dinosaurët nga sipërfaqja e planetit tonë, ishte lindja e pyjeve tropikale.

19:03
“Po të jap pak sheqer”/ Andi tërheq Jasminën dhe e puth në bagazhin e makinës

Andi dhe Jasmina kanë diskutuar gjatë në takimin e tyre bashkë në lidhje me komentet në Instagram dhe sjelljet që kanë me persona të tjerë.

18:58
Fati i princeshës së Dubait/ Prej dy muajsh asnjë gjurmë, OKB-ja e shqetësuar

Prej dy muajsh nuk dihet më asgjë për fatin e princeshës Latifa të Dubait, dhe teksa shprehur shqetësimin e thellë për këtë situatë, Organizata e Kombeve të Bashkuara kërkoi nga Emiratet e Bashkuara Arabe të japin prova ajo është akoma gjallë.

18:55
Balla nga Librazhdi: Zgjedhjet e 25 prillit do të vendosin për drejtimin që do të marrë Shqipëria në 10 vitet e ardhshme

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e qytetit të Librazhdit.

18:49
Zbulimi i rrallë në Egjipt/ Gjendet qyteti ‘i humbur i artë’ i Luksorit

Arkeologët po festojnë zbulimin e qytetit të lashtë më të madh që ka dalë ndonjëherë në dritë atje.

18:43
“Sa herë më ke bërë bllok?”/ Jasmina dhe Andin zihen për fotografitë në Instagram: Në fillim doli shoqe, pastaj…

Andi dhe Jasmina kanë diskutuar në lidhje me fotografitë e publikuara në Instagram.

18:38
Gruaja mëson se nusja e djalit ishte bija e saj e humbur, në ditën e martesës (fotot)

Martesat njihet për momente shokuese që mbahen mend për gjithë jetën, por jo si kjo që ndodhi në Suzhou, në lindje të Kinës më 31 mars.

18:31
“Jeni llumi i shoqërisë”/ Pas sherrit me Jasminën, zbulohet biseda e Andit me Princin në prapaskenë

Para disa ditësh, pati një diskutim të ashpër mes Princit dhe Jasminës pasi ai i konsideroi vajzat si “llumi i shoqërisë”.

18:23
Ftesë në 5/ Rrëfimi i malësorit homoseksual që dashuroi shokun e ngushtë, pamja nga dasma ‘alla’ shqiptare

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Nick Nikic, avokati shqiptar i lindur në New York që ka pasion gatimet shqiptare.

18:20
Takimi i Andit dhe Jasminës nis me përqafim dhe debate: Ti e poshtëron njeriun!

Takimi i Andit dhe Jasminës nisi me përqafim, por duket tensioni mes tyre teksa i bëjnë pyetje njëri-tjetrit.

18:19
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 286 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 286 raste të reja dhe 7 humbje jete si pasojë e Covid-19.

18:18
Me pushime luksoze në Dubai/ Enca poston me gjarprin gjigant: Peshon 30-45 kg (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, teksa ndodhet me pushime në Dubai, ka vendosur që me ndjekësit e shumtë në “Instagram” të ndajë foto e video të ndryshme.

18:09
Shqipëria dhe Kosova në luftë të ftohtë. Të parët që e nisën ishin Sali Berisha e Ibrahim Rugova

Milaim Zeka ka komentuar në emisionin “Top Talk” përplasjen mes udhëheqësve të Shqipërisë dhe Kosovës që duket sikur po rivalizojnë njëri-tjetrin.

18:04
Brataj, mesazh për qytetarët: Kush kalon Covid, të mos alarmohet nga këto shenja

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dhënë një mesazh sqarues për personat të cilët e kanë kaluar koronavirusin dhe kanë shenja për një kohë të gjatë.

18:00
Gjysma e amerikanëve duan ‘The Rock’ si president të ardhshëm, i ndjekur nga Angelina Jolie/ Sondazhi

Personazhi i njohur i ekranit Dwayne Johnson, i njohur më mirë me pseudonimin The Rock (Shkëmbi) ka shijuar suksesin si sportist, aktor e madje dhe producent në Hollywood, por sipas një sondazhi të ri mund ta gjejë veten shpejt në Shtëpinë e Bardhë si president i SHBA në zgjedhjet e 2024.

17:42
Përplasen dy automjete, radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident është shënuar këtë të premte në autostradën Tiranë-Durrës.

17:41
Kushi i kërkon ndryshimin e orës policore, Rama për Komitetin e Ekspertëve: E kemi bërë kërkesën, por nuk u flitet kollaj atyre

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike bisedën me ministren e arsimit, Evis Kushin, e cila është kandidate për deputete në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 25 prillit.

17:34
Më pak lajme me përmbajtje politike! “Facebook” nis testimet…

Rrjeti social “Facebook” ka njoftuar këtë të mërkurë se ka filluar ndryshimin e algoritmit të tij për të zvogëluar përmbajtjen politikë që shfaqet në faqen fillestare të përdoruesve në Kanada, Brazil dhe Indonezi.

17:26
Ushtria e Francës stërvitet bashkë me robotët, me këmbë e me rrota (fotot)

Ushtria franceze ka postuar së fundmi imazhe të misioneve të trajnimit së bashku me disa robotë, siç është ‘Spot’, qeni robot i kompanisë amerikane Boston Dynamics.

17:10
Nesër dalin para gjykatës, ja masa e sigurisë që kërkon prokuroria për tre kontrollorët

Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për masën e sigurisë për tre kontrollorët e ndaluar pas bllokimit të aeroportit të Rinasit.

17:04
Rama nga Saranda: Transformim thelbësor i bregut të qytetit mikpritës, gati për sezonin turistik

Kryeministri Edi Rama ndodhej këtë të premte në Sarandë, për të parë nga afër punimet në ndërtimin e shëtitores së re të madhe në këtë qytet, që do të jetë gati për turistët këtë verë.

17:01
Avioni bën ulje emergjence teksa gruaja lind beben gjatë fluturimit (fotot)

Një grua ka lindur beben e saj teksa fluturonte me avion, me ndihmën e një studenteje mjekësie që ndodhej për fat në bord.

16:57
Çuçi: Qeverisja e PS-së më e mira në këto 30 vite. Kërkova vetë të isha i treti në listën e Gjirokastrës, në kundërshtim me vendimin e kryesisë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër dhe kandidati për deputet, Bledi Çuçi ka vijuar takimet elektorale në fshatrat e Gjirokastrës.

16:45
Milaim Zeka apel publik Kryeministrit Rama: Hap qendra vaksinimi në Kukës. Kosovarët duan të vaksinohen

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të refuzojë vaksinat e ofruara nga Shqipëria, gjë që ka bllokuar vaksinimin e mjekëve dhe mësuesve të Kosovës. Milaim Zeka ka folur për këtë çështje në emisionin “Top Talk” duke i bërë thirrje Edi Ramës që të hapë qendra vaksinimi në Kukës.

16:43
Shpërthen vullkani La Soufriere në Karaibe, me hi e tym deri në 7 km lartësi (fotot)

Një vullkan i ishullit Shën Vincent në Karaibe, ka shpërthyer sot duke bërë që mijëra banorë të largoheshin duke vrapuar për jetën e tyre. Rreth 16,000 rezidentë të zonës së shpallur tashmë “të kuqe” janë evakuar kur mali ‘La Soufriere’ nisi të villte avull e tym.

16:38
“Luli fle gjumë kudo, ka mësuar të flasë në gjumë!”/ Rama nga Saranda: Basha varet si e kurdisin!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët në Sarandë ditën e sotme.

16:31
“Si i kanë pritur prindërit lajmet e bujshme?”, Tea u përgjigjet fansave: Lidhja më e gjatë ka qenë…

Tea Trifoni ka bërë sot një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj personale.

16:24
Balla takim me banorët e fshatit Togëz në Librazhd: Duhet të vazhdojë procesi i transformimit që Partia Socialiste ka nisur në Librazhd

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e fshatit Togëz në Librazhd.

16:23
Elefanti i vogël simpatik thërret shokët për ndihmë pas bllokimit në gropën e ujit (fotot)

Një elefant i vogël i adhurueshëm është kapur në kamera teksa thërriste një prej shokëve të tij kur nuk arrinte dot të dilte nga pellgu i ujit.

16:20
SHBA-ja dërgon luftanije në Detin e Zi

Javën e ardhshme, Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë dy anije luftarake në Detin e Zi, përmes Ngushticës së Bosforit.

16:00
Egjipti zbulon ‘Qytetin e Humbur’, vendbanimi 3500 vjeçar i themeluar nga gjyshi i perandorit Tutankhamun (fotot)

Arkeologët kanë njoftuar sot zbulimin e “qytetit të artë të humbur” 3,500-vjeçar, të ndërtuar nga gjyshi i mbretit Tutankhamun, në zbulimin më të rëndësishëm që prej tumës luksoze ornamentale të faraonit një shekull më parë.

15:52
I dënuar për krime monstruoze/ Rrëzohet kërkesa e Zani Çaushit për lirinë me kusht

Seanca e gjykatës për Zani Çaushin, një prej emrave më të njohur të botës së krimit i konsideruar si i forti i bandës së Çoles, përfundoi pas 45 minutave.

15:51
Rama nga Saranda: Prokurorë e gjykatës të shkarkuar lëvizin si një kope hienash, opozita fushatë me subjekte të OFL

Kryeministri Edi Rama nga Saranda foli për arritjet që janë bërë në zonë ndërsa nuk la pa thumbuar sërish as kundërshtarët.

15:49
Mësim nën efektin e pandemisë/ Publikohen datat e provimeve të lirimit

Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të lirimit për klasat e 9-ta.

15:41
Vllaznia-Laçi, supersfida e javës/ Superiorja rikthehet me ndeshjet më të rëndësishme

Superiorja  rikthehet me ndeshje mjaft të rëndësishme në javën e 27-të.

15:38
S’ka pengesa në kufi: Mes Shqipërisë e Kosovës mund të udhëtohet pa kufizime

Qytetarët mes Kosovës dhe Shqipërisë, mund të lëvizin lirshëm pa teste PCR, përkundër masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

15:38
Kryebashkiakja e Durrësit takim me banorët e lagjes 6 të qytetit

Kandidatët për deputetë të PS të Durrësit, Klodiana Spahiu dhe Keida Ferra si dhe kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako kanë zhvilluar një takim me banorët e lagjes 6 të qytetit.

15:28
Nusja e marrë peng për martesë në Kirgyzstan, vdes pas tentativës së arratisjes (pamje të rënda)

Në pamje shihen momentet e tmerrshme kur një vajzë e re rrëmbehet nga tre burra teksa kthehej në shtëpi nga puna, dhe futet me forcë në një makinë në Kirgyzstan. Disa orë më vonë ajo u gjet e vdekur në një tjetër rast të fenomenit të rëndë primitiv të “pengmarrjes së nuses”.

15:27
Gjiknuri i përgjigjet Metës: Të ftoj pas zgjedhjeve për drekë në Kuzumbaba tek miku yt

Deklaratave të shpeshta të Presidentit Ilir Meta nga Vlora u është përgjigjur drejtuesi politik i Partisë Socialiste për këtë qark Damian Gjiknuri.

15:26
Kapet sera me hashash/ Arrestohet kultivuesi, në kërkim edhe drejtori i hipotekës së Laçit

Kati i dytë i magazinës ishte kthyer në laborator droge. Policia e Lezhës ka sekuestruar dhe asgjesuar 205 bimë narkotike, të dyshuara canabis sativa.

15:21
Kontrollorët nën hetim/ Merret në pyetje edhe ish kreu i aviacionit. Komunikoi me grevistët

Bisedat në whatsapp mes kontrollorëve të Rinasit, çuan edhe në shoqërimin e ish kreut të Aviacionit Civil, Petrit Sulaj, i dorëhequr në maj të 2014-ës.

15:17
Nisën fluturimet në Rinas/ Vihet në punë me kapacitet të plotë aeroporti dhe kulla e kontrollit

Nënë Bukuries iu zgjat udhëtimi nga Amerika drejt Tiranës prej grevës. Ajo u bllokua në Vienë dhe vetëm sot mundi të takonte nipërit.

15:12
Basha, ftesë socialistëve/ Takon dy të larguar nga PS: Bashkë për aspiratat e vendit

Në kulmin e fushatës elektorale liderët politik po bëjnë gjithçka  për t’iu afruar elektoratin dhe Lulzim Basha e gjeti veten në traktorin  e një fermeri ku  i shpalosi programin e tij për bujqësinë.

15:08
Rama: Rruga e Arbrit brenda vitit/ Biseda e kryeministrit me kandidatin e PS në Dibër

Edi Rama e ka lënë pas krahëve historinë e përgjimeve të BILD dhe tashmë për të shmangur çdo sulm të kundërshtarëve politik, kandidatët për deputet i merr hapur për porositë e fushatës.

14:52
EMA po studion vaksinën ruse, ja kur mund të ndodhë certifikimi

Vaksina ruse anti Covid, Sputnik V po aplikohet në disa vende europiane, por EMA ende nuk ka dhënë aprovimin.

14:42
“Rasti i kryeministrit je ti”/ Rama nxjerr videon e Dautit, “çobanit legjendar”: I qendisa mesazh zotërisë tënde, ata të LSi më vunë vizë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të një fermeri nga Konispoli i cili përmes platformës e-albania ka mundur të zgjidhë problemet e tij.

14:35
Mbërrin në dyert e gjykatës së Korçës Zani Çaushi, i forti i bandës së Çoles

Mbërrin në dyert e gjykatës së Korçës,Zani Çaushi,një prej emrave më të njohur të botës së krimit i konsideruar si i forti i bandës së Çoles.

14:18
Toni Gogu përkrah Veliajt në Pezë, Vaqarr e Ndroq : Ne duam të shërbejmë, ata duan të bllokojnë

Drejtuesi i fushatës së Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në Pezë ku kandidon për deputet Toni Gogu.

14:15
Ngjarje tronditëse në Greqi/ Gazetari Georgios Karavas ekzekutohet me 6 plumba

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku gazetari i kronikës, Georgios Karavas është ekzekutuar nga dy persona të paidentifikuar.

14:06
Kishte humbur prej 9 ditësh, gjendet i pajetë pranë lumit Vjosë, 47-vjeçari

Një 47-vjeçar, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, është gjetur sot, pa shenja jete pranë lumit Vjosë, në Memaliaj.

14:06
“Hë ta bëri liqenin Saliu”/ Rama-zv ministrit: Ju ka ardhur katundari më i gjatë në krye që ju mbështet

Kryeministri Edi Rama ishte në Konispol në liqenin e Bezhanit ku bashkë me Shuaip Beqiri Kr. Bashkisë Konispol si dhe Dhimo Kote zv ministri i bujqësisë panë nga afër ndryshimet e bëra në zonë.

13:51
Merr flakë bombula e gazit në një kopsht në Tiranë

Në rrugën “Don Bosko”, ka marrë flakë një bombul gazi në kuzhinën e një kopshti privat

13:42
Pas Facebook, alarm për Linkedin/ 500 milionë profile dalin në shitje në “Dark web”

Një ditë më parë u raportua për shumë adresa Facebooku të hakeruara, ndërkohë që tani është lëshuar alarmi për një tjetër platformë, Linkedin. 500 milionë profile të platformës profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë janë në shitje në “Dark web”.

13:24
Ministrja Manastirliu, kandidate e PS-së në Njësinë 9, Veliaj flet për bllokimin e aeroportit: Nuk ndalen as në situata emergjence

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është prezantuar sot në Njësinë 9 në kryeqytet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili drejton dhe fushatën e Partisë Socialiste për të gjithë qarkun.

13:12
Ndahet nga jeta bashkëshorti i mbretëreshës së Anglisë në moshën 99-vjeçare

Princi Philip, bashkëshorti i mbretëreshës Elisabetë e II dhe bashkëshorti më jetëgjatë i një monarkeje britanike, është ndarë nga jeta në moshën 99 vjeçare.

13:00
Mis Bota përfundon në pranga/ Sulmoi “Miss Sri Lankën”, i hoqi kurorën nga koka

Mis Bota në fuqi, Caroline Jurie, është arrestuar dhe më pas është lënë e lirë me kusht, në Sri Lanka pasi sulmoi fituesen e konkursit lokal të bukurisë duke i hequr kurorën nga koka. Sipas Miss Botës, mis-i i sapozgjedhur ishte e divorcuar dhe kurora nuk i takonte asaj.

13:00
Bullgaria i lehtëson masat kundër koronavirusit, Hungaria i shtyn

Zyrtarët në Bullgari thanë se do t’i lehtësojnë disa masa për frenimin e koronavirusit, për shkak të rënies së numrit të rasteve të reja pozitive dhe të shtrimeve në spital.

12:53
Zemërohet Erdogan/ Draghi e quan diktator, la në këmbë von der Leyen

Kryeministri italian, Mario Dragi e quajti presidentin turk diktator, pasi presidentja e komisionit evropian, Ursula von der Lejen u la në këmbë në një takim të zhvilluar në Ankara. Kjo e ka zemëruar shumë Turqinë e cila i dënoi menjëherë komentet.

12:44
Britania arrin imunitetin e tufës të hënën, 74 përqind e popullsisë do jetë e imunizuar nga covid

Të hënën Britania do arrij imunitetin e tufës nga covidi, kur 74 përqind e popullsisë do të jetë e mbrojtur nga virusi, thonë shkencëtarët britanik.

12:40
Kosova shënon 13-vjetorin e miratimit të Kushtetutës

Më 9 prill të këtij viti bëhen 13 vjet prej kur Kuvendi i Kosovës ka miratuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

12:32
Vaksinimi masiv i popullsisë, si po vazhdon procesi në sheshin “Skënderbej” (Fotot)

Procesi masiv i popullsisë po vazhdon, pa probleme, në të gjithë vendin.

12:27
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina përplas motorin

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Balldre , në afërsi të një karburanti, ku mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Sh. është përplasur me mjetin ciklomotor me drejtues shtetasin Gj.M..

12:13
Balla: Saliu dikur i vinte tritolin shtyllave të tensionit, dje dhe sot u mundua të pengonte ardhjen e vaksinave

Drejtuesi Politik i PS për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Katundit të Ri në Elbasan.

12:12
Meta kërkesë KLSH: Hetoni veprimtarinë e “Albcontrol” e shkaqet që sollën gjendjen

Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar një letër kërkese kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu.

12:07
Vazhdon gjyqi i Floyd/ Eksperti pranon: Humbi jetën nga mungesa e oksigjenit

Mjeku që dëshmoi në gjyqin kundër policit Derek Shovin, në Mineapolis të SHBA, konfirmoi se afro amerikani George Floyd vdiq nga mungesa e oksigjenit pasi i akuzuari i mbajti për plot nëntë minuta gjurin mbi qafë.

11:59
Koreja e Jugut në klubin elitë/ Prezanton KF-21, superavionin e saj ushtarak (Foto)

Koreja e Jugut ka prezantuar avionin e saj ushtarak supersonik, të bërë në vend, të premten, duke iu bashkuar kështu klubit ekskluziv të gjigandëve të aviacionit ushtarak dhe duke hapur udhën për programin 5.2 miliardë dollarësh që shpreson se do ta bëjë një eksportuese kryesore dhe do të krijojë shumë vende pune.

11:57
Rama në Delvinë: Zgjidhet problemi shumëvjeçar me ujësjellësin

Kryeministri Edi Rama ishte në Delvinë ku inspektoi ujësjellësin e ri atje që do të sigurojë ujë 24 orë për banorët, pas vitesh të tëra me një problem të tillë.

11:51
Me pizhame, në kërcim me vajzën/ Në ditëlindjen e Xhensila Myrtezajt, që nuk heziton të tregojë moshën (Fotot)

Xhensila Myrtezaj feston sot 28 vjetorin e lindjes.

11:41
“Plani i pengmarrjes dështoi”/ Balluku: Kontrollorët u përgjigjën apelit tonë, janë në krye të detyrës

Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku tha se Albcontrol tashmë është rikthyer në punë në normalitet të plotë.

11:38
Komunikoi në telefon me të ndaluarit e Rinasit/ Ish-kreu i Aviacionit Civil shoqërohet në polici: Kam qenë kundër bojkotit

Ish kreu i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në orën 22:00 në Policinë e Tiranës, pasi rezultoi se kishte kontakte me të ndaluarit në Rinas.

11:23
Shkarkohet nga detyra kreu i IMKT Durrës, ja kush i zë vendin

Ardian Halili, ish-kryetar i IKMT Durrës, ka qenë i komanduar prej disa vitesh në atë detyrë dhe 3 javë më parë i është ndërprerë kontrata dhe është komanduar në të njëjtin post nga bashkia e Durrësit Dorjan Mema.

11:21
Sërish emigrantë të paligjshëm! Po dërgonte të huajt drejt Malit të Zi, arrestohet 24-vjeçari në Shkodër

Një 24-vjeçar, që po përpiqej të kalonte kufirin drejt Malit të Zi, me katër emigrantë të paligjshëm në automjet, është arrestuar sot në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.

11:06
Gjendet qyteti i artë i humbur në Egjipt/ Zbulimi më i madh pas varrit të Tutankhamunit

Egjipti po i gëzohet zbulimit më të madh të bërë që pas gjetjes së varrit të Tutankhamunit. Bëhet fjalë për një qytet të artë të humbur, që ka qëndruar nën rërë për mijëra vite.

10:59
Ambasadorja suedeze në Shkodër: Shqetësues fenomeni i shit-blerjes së votës në Shqipëri

Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad, ka zhvilluar një takim me banorë të Paçramit, pjesë të Bashkisë së Vaut të Dejës.

10:52
Shumë pranë rrugës, si duket magazina e kthyer në laborator kanabisi (Pamjet)

Top Channel ka siguruar foton e magazinës së kthyer në laborator droge në fshatin Gjormë të Kurbinit, ku është përfshirë edhe drejtori i Hipotekës, Etmond Stojani.

10:45
Restaurimi i shtëpive monument kulture në Gjirokastër e Berat, Rama takim me ministrin turk

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ministrin Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, për projektin e përbashkët të restaurimit të shtëpive monument kulture në Gjirokastër e Berat.

10:44
“Është çështje e politizuar”, ish-prokurori për ngjarjen në Rinas: Kontrollorët menduan se janë të pazëvendësueshëm

Ish-prokurori, Shkëlqim Hajdari, ishte sot i ftuar në “Breaking” në Top News, për të folur në lidhje me ngjarjen që ndodhi në aeroportin e Rinasit, ku kontrollorët vendosën që të mos jepnin shërbimin e tyre.

10:43
Plagosje me thikë në Yzberisht, shpallen në kërkim 2 autorët

28-vjeçari, Bruno Basha dhe 26-vjeçari, Mario Basha janë konfliktuar për motive banale dhe kanë qëlluar me thikë 34-vjeçarin, Valter Çela.

10:38
“Djali i nënës, ku të prekin këmbët flori”/ Të moshuarit në Sarandë presin me entuziazëm Ramën

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Sarandë ku pa nga afër procesin e vaksinimit.

10:27
Basha me fermerët në Divjakë: 100 milion euro subvencione dhe naftë pa taksë në bujqësi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit me fermerët në Divjakë u shpreh se PD-ja parashikon 100 milion lekë subvencione për fermerët dhe uljen e çmimit të naftës me 240 lekë.

10:20
Rinisin fluturimet në Rinas, pasagjerja: Kam që të martën që nuk di se kur do udhëtoj

Ditën e sotme kanë rifilluar fluturimet në Rinas, por ka ende pasagjerë që nuk kanë asnjë informacion në lidhje me udhëtimin e tyre.

10:16
Rinisja e punës në Rinas/ Shtyhen disa prej fluturimeve

Fluturimi i parë pas më shumë se 48 orëve ishte ai nga Tirana drejt Bolognas.

10:08
Plagosi me thikë të riun, arrestohet 48-vjeçari në Shijak

Një 48-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi dyshohet se në datën 2 prill goditi me thikë një të ri në Shijak.