E premte, 22 Korrik 2022
14:06
Durrës/ Vepra të ndryshme penale, arrestohen katër persona, dy prej tyre të shpallur në kërkim

Katër persona janë arrestuar në Durrës për verpa të ndryshme penale, ndërsa dy prej tyre ishin shpallur në kërkim.

14:01
Spitali-jetimore në Japoni/ Mjekë e infermierë kujdesen për fëmijët e braktisur

Për 15 vjet, spitali Jikei ka qenë i vetmi vend në Japoni ku një fëmijë mund të braktiset në mënyrë anonime dhe të sigurt.

14:01
5 burime proteinash me cilësi të lartë që duhet të konsumoni çdo ditë

Proteinat janë të rëndësishme për riparimin e qelizave dhe indeve, e gjithashtu ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe në frenimin e urisë.

13:51
Kremlini: Zhbllokimi i eksporteve të drithërave është shumë i rëndësishëm

Kremlini tha të premten se është “shumë e rëndësishme” që të zhbllokohen eksportet, teksa Kievi dhe Moska pritet të arrijnë një marrëveshje që do të ndihmojë në lehtësimin e krizës ushqimore globale.

13:47
Një Simeone edhe për Napolin, palët shumë pranë marrëveshjes

Pasi firmosi me Djuriç, Henry e Piccoli, Verona ka kompletuar repartin e sulmit dhe tani është në pritje për të shituar goleadorin e sezonit të kaluar, argjentinasin Giovanni Simeone.

13:42
Nuk duhet nënvlerësuar! Simptomat që tregojnë se keni alergji ndaj rërës në plazh

E quajtur zakonisht alergjia e rërës, dermatiti i plazhit është një çrregullim që prek më shpesh sesa mendoni.

13:36
Veliaj merr “Çelësin e Prishtinës”/ Kryebashkiaku i Tiranës merr vlerësimin nga kryetari i Komunës së Prishtinës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është nderuar me “Çelësin e Qytetit” nga kryetari i Komunës së Prishtinës, gjatë vizitës që kreu në Kosovë. 

13:29
Ukraina: Marrëveshja e grurit është me OKB-në dhe Turqinë, jo me Rusinë!

Këshilltari i Presidentit Zelensky ka thënë se nënshkrimi i sotëm i një marrëveshjeje për t’i dhënë fund bllokadës së Detit të Zi do të jetë midis Ukrainës, Turqisë dhe OKB-së, jo Rusisë.

13:25
Roma nuk ndalet në merkato, “troket” në zyrat e PSG-së për mesfushorin holandez

Zyrtarizimi i Christophe Galtier në stolin e Parris Saint-Germain, ka bërë që shumë lojtarë të mendojnë të ardhmen e tyre larg Parisit.

13:23
Mbijetesë me fruta pylli! Kriza e ushqimit në Kenya detyron vendasit të hanë vetëm manaferra

Në tasin e ushqimit të banorëve të Purapulit të Kenias, nuk gjen më ushqim të mirëfilltë por manaferra të egra.

13:22
Vendi është i mbushur me baltë, shiu paralizon koncertin më të madh të muzikës në Australi

Festivali më i madh i muzikës në Australi është anuluar nga organizatorët, pasi shiu i madh ka sjellë prishjen e vendin ku do të zhvillohej koncerti.

13:04
Makinat përplasen me njëra-tjetrën në Pogradec, plagoset pasagjerja

Dy mjete janë përfshirë në një aksident rrugor këtë mesditë në Pogradec.

13:04
Alarmi/ Mesfushori argjentinas rrezikon Botërorin, shkak gjyqi i divorcit me ish-gruan

Argjentina po kalon një formë të shkëlqyer dhe është padyshim në listën e favoriteve për të triumfuar në Botërorin e Katarit, megjithatë së fundi në kampin bardhekaltër ka dalë në skenë çështja Rodrigo De Paul.

13:00
Meta mban fjalim në kuvendin e Kosovës: Krenarë për luftën e UÇK dhe çdo gjë që kemi arritur deri më tani

Në ditët e tij të fundit si kreu i shtetit, Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Kosovë, ku ka takuar edhe homologen e tij, Vjosa Osmanin. Pas mbajtjes së konferencës së pëbashkët. presidenti Meta ka mbajtur edhe fjalim në kuvendin e Kosovës.

12:59
Rusia zgjeron listën e vendeve jo-miqësore, pas Shqipërisë edhe Greqia

Rusia ka shtuar Kroacinë, Danimarkën, Greqinë, Sllovakinë dhe Slloveninë në listën e shteteve “që ndërmarrin veprime jomiqësore kundër kompanive dhe qytetarëve rusë”.

12:54
Temperatura deri në 40 gradë/ Si po e përballojnë qytetarët e Tiranës të nxehtin përvëlues (Foto)

Temperaturat në vendin tonë kanë qenë relativisht të larta ditët e fundit, duke i kaluar 40 gradët.

12:46
Presidentja e Kosovës për rezolutën kundër raportit të Dick Martyt: Mos prisni përshëndetje speciale

E pyetur për rezolutën që miratoi Kuvendi i Shqipërisë kundër raportit të Dick Martyt, Osmani është shprehur se nuk duhet pritur një përshëndetje speciale sepse rezoluta thotë atë që çdo shqiptar e thotë çdo ditë.

12:40
Në epiqendër të valës së të nxehtit! MeteoAlb: Na pret një fundjavë e nxehtë, me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Nga sot, vendi ynë futet zyrtarisht në epiqendër të valës së të nxehtit.

12:32
“Lidhje me krimin dhe korrupsion”/ Pas SHBA, Berisha e pohon: Edhe Britania më ndaloi hyrjen. Ja letra që mora

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka pohuar sot para mediave, se emri i tij është në listën e personave të sanksionuar një ditë më parë nga qeveria britanike.

12:31
Javier Cercas në Shqipëri! Shkrimtari spanjoll flet mbi letërsinë e tij

Shkrimtari i mirënjohur spanjoll, Javier Cergas, ndodhet në Shqipëri ku ka folur mbi letërsinë si njohje mes kulturave, si dhe artit të shkrimit dhe letërsisë së tij.

12:25
Sot merret masa ndaj tij, Klodian Çalamani nuk paraqitet në gjykatë

Edhe pse masa të forta sigurie me forca të shtuara të policisë janë vendosur përreth gjykatës së rrethit gjyqësor Fier në pritje të zhvillimit të seancës gjyqësore ndaj Klodian Çalamanit , autorit të vrasjes makabre të 8-vjeçarit Mateo Vasiu, ndodhur ne 16 nëntor të vitit 2021 ne Grecalli, ky i fundit nuk është paraqitur.

12:22
Qëndrimi në hapësirë ​​dobëson kockat e astronautëve

Astronautët që jetojnë për periudha të gjata në hapësirë ​​humbasin masën dhe densitetin e strukturës së tyre kockore.

12:18
Do të shtrenjtohet energjia në Kosovë/ Opozita kundërshton paralajmërimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë

Që nga muaji shkurt qytetarët e Kosovës i paguajnë faturat e energjisë elektrike për rreth 30% më shtrenjtë.

12:16
Padiskutim fruti më i konsumuar i sezonit, disa mite rreth shalqirit!

Kryefjala e padiskutueshme e verës është shalqiri. Ai është një frut freskues, që shuan etjen dhe gati për të na ndihmuar në ditët më të nxehta të vitit.

12:06
Abuzoi seksualisht dhe vrau Mateon 8-vjeçar, çështja e Klodian Çalamanit dërgohet për gjykim

Masa të forta sigurie me forca të shtuara të policisë u vendosën përreth gjykatës së rrethit gjyqësor Fier sot para nisjes së seancës gjyqësore ndaj Klodian Çalamanit, autorit të vrasjes makabre t 8-vjeçarit Mateo Vasiu, ndodhur ne 16 nëntor të vitit 2021 në Grecalli .

11:49
Ukrainë-Rusi: Marrëveshje për eksportimin e drithërave

Ukraina dhe Rusia bien dakord për një marrëveshje për eksportimin e drithërave. Ukraina është ndër furnizueset më të rëndësishme të drithërave në mbarë botën.

11:34
Plagosi 7-vjeçarin me skaf/ Lirohet 40-vjeçari, i jepet masa “detyrim paraqitje”

40-vjeçari që u arrestua pasi përplasi me gomone një të mitur në plazhin e Jonufrës në Vlorë është lënë i lirë këtë të premte.

11:28
Fotot/ Jennifer Lopez dhe Ben Afleck nisin muajin e mjaltit në Paris

Tashmë zyrtarisht një çift, Jennifer Lopez dhe Ben Afleck kanë nisur udhëtimin e muajit të mjaltit.

11:25
Evropa dhe SHBA ‘plasin’ nga i nxehti. Në Kinë shkrirja e akullnajave rrezikon të çajë digat

Pas ditësh të tëra i nxehti ende nuk po jep shenja lehtësimi dhe shumë vende në Evropë kanë ndezur sirenën e kuqe ta alarmit për rrezikshmërinë e situatës, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania, Danimarka vazhdojnë të jene nën presionin e valës së të nxehtit që ka sjellë zjarre masive, e ka marrë qindra jetë njerëzish.

11:00
Berlin: “Ndihmë për të përballuar vapën ekstreme”, projekti i ri për të pastrehët

2000-6500 vetë rezultojnë si të pastrehë në kryqyetin e Gjermanisë, Berlin. Duke mos pasur një çati mbi kokë, ata janë kategoria më vulnerabël gjatë këtyre ditëve me temperatura ekstreme.

10:55
Tre vëllezërit dhunojnë rëndë imamin e xhamisë në Podujevë

Imami i xhamisë së fshati Lupç i Poshtëm të Podujevës, Zeqir Berisha, është dhunuar mbrëmë nga tre persona, të cilët janë arrestuar.

10:51
​Komisioni për reformën zgjedhore në Kosovë nis punën në shtator

Në Kuvendin e Kosovës është bërë konstituimi i komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore, i cili synon të adresojë çështjet që lidhen me Ligjin për zgjedhjet si dhe rekomandimet e vëzhguese ndërkombëtarë e vendorë lidhur me këtë proces.

10:33
Ulet çmimi i naftës në Kosovë, zbret në 1.72 euro për litër, benzina 1.58 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, ka publikuar çmimet tavan për shitjen e hidrokarbureve për të premten.

10:31
Për të vënë duart në kokë, mesfushori anglez nuk shënon as me portën bosh

Everton humbi me rezultatin e thellë 4-0 miqësoren ndaj Minnesottës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por më shumë se me disfatën, në rrjetet sociale po merren me një rast flagrant të shpërdoruar nga Dele Alli.

10:18
Shqipëria, ndër 10 vendet që do të kenë rënien më të madhe të popullsisë në botë

Shqipëria renditet ndër 10 vendet, që do të kenë rënien më të madhe të popullsisë në botë deri në vitin 2050, sipas një raporti të Visual Capitalist, që ka përpunuar të dhënat e Kombeve të Bashkuara.

10:12
U rikthye në Premier League pas 23 vitesh, klubi historik “hap thesin” për të forcuar skuadrën

Pritja 23-vjeçare mori fund këtë verë për Nottingham Forest, klub historik në Angli, që ia doli të rikthehet në Premier League dhe tani po bën një fushatë mjaft aktive në merkato, pasi dëshiron të qëndrojë gjatë aty.

09:52
Forcat e sigurisë në Sri Lanka shkatërrojnë kampin e protestuesve

Forcat e sigurisë së Sri Lanka kanë shkatërruar kampin kryesor të protestuesve anti-qeveritar, të vendosur në kryeqytet, teksa ky operacion gjatë natës ka rritur shqetësimet ndërkombëtare.

09:49
U denoncua nga “Fiks Fare”/ Arrestohet për shpërdorim detyre drejtori i postës së Dibrës dhe shefi i zyrës

Drejtori i postës së Dibrës, Ilir Vraniçi dhe shefi i zyrës Xhevdet Doda janë arrestuar këtë të premte për shpërdorim detyre.

09:34
Milani për pazar te Tottenham, katër emra në tryezën e bisedimeve

Milani ka mbetur disi mbrapa me lëvizjet në merkato dhe Maldini po provon të rikuperojë kohën e humbur, teksa së fundi ka pasur një takim edhe me drejtuesin e Tottenham, Fabio Paratici.

09:26
Zjarri në Shëngjin dëmton linjat e furnizimit me energji

Për shkak të një zjarri nëntokësor të rënë gjatë natës në zonën e Shëngjinit, në Knalla janë dëmtuar dy linja të furnizimit me energji elektrike.

09:17
Gjyqtarja dhe avokati në Elbasan arrestohen për korrupsion, në pranga edhe 2 të tjerë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se në Elbasan janë arrestuar një gjyqtare dhe një avokat për korrupsion, ndërsa në pranga janë vënë edhe 2 të tjerë.

09:16
Komiteti: Trump injoroi thirrjet për dënimin e dhunës në Kongres dhe e pa nga TV

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shikoi nga televizori trazirat në Kongres më 6 janar të vitit 2021, dhe injoroi fëmijët dhe këshilltarët e tij të cilët “iu lutën” që të dënonte turmën, u tha në një seancë dëgjimore të Komitetit të Kongresit për hetimin e sulmeve të vitit të kaluar.

09:10
Gjykata e Lartë nuk do ta lejojë Bidenin të zbatojë politikën e imigracionit

Gjykata e Lartë nuk do të lejojë administratën e Presidentit Biden të zbatojë një politikë që i jep përparësi dëbimit të njerëzve që janë në vend në mënyrë të paligjshme dhe që paraqesin rrezik më të madh për sigurinë publike.

09:00
Samiti i muxhahedinëve në Manëz, paralajmëron Ambasada e SHBA: Jemi në dijeni të një kërcënim serioz!

Ambasada Amerikane në Tiranë në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes ngriti alarmin për një kërcënim të mundshëm që shënjestron një samit të organizuar nga opozita e Iranit, në zonën  e Manzës në Durrës më 23 dhe 24 korrik.

08:50
Miratimi i rezolutës kundër raportit të Dick Marty, Balla: Fituam betejën e parë! Asnjë surprizë nga fronti i tradhtisë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas votimit të rezolutës kundër raportit të Dick Marty ditën e djeshme në Kuvend.

08:43
Inteligjenca britanike: Rusisë mund t’i shterohet energjia në Ukrainë

Rusia do ta ketë të vështirë që të vazhdojë fushatën ushtarake, dhe Ukraina mund të aktivizohet në kundërsulm, ka thënë shefi britanik i inteligjencës, Richard Moore.

08:36
Miratohet Ligji për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale, Manastirliu: Mekanizëm mbrojtës për fëmijët

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar në fund të seanës maratonë mbrëmjen e djeshme ligjin për “Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”, një ligj i cili ka bërë bashkë deputetët e mazhorancën dhe të opozitës.

08:22
Lufta ul me 60% volumin e importeve nga Rusia në Shqipëri

Tregtia ndërmjet Rusisë dhe Shqipërisë duket se i ka rezistuar disi sanksioneve, teksa shihet se në 6-mujorin e parë të vitit 2022, importet në sasi nga Rusia kanë shënuar rënie me 60 për qind në 6-mujorin e parë, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

08:09
I nxehti përvëlon Shqipërinë, sot temperaturat deri në 40 gradë C!

Këtë të premte moti do të jetë me kthjellime përgjatë zonës perëndimore dhe vranësira te pakta në relievet malore.

E enjte, 21 Korrik 2022
23:23
Parlamenti shqiptar miraton me 125 vota pro rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t për Kosovën

Parlamenti shqiptar miratoi sot me 125 vota pro rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t për Kosovën.

22:58
Fshati që shpëtoi kryeqytetin ukrainas, fillon të rindërtohet

Fshati Moshchun në Ukrainë, ishte në qendër të luftimeve kur Rusia nisi sulmin e saj në muajin shkurt.

22:57
Vllaznia shmang humbjen, kualifikimi vendoset në Rumani

Nis me barazim aventura e Vllaznisë në Conference League, me shkodranët që nuk shkuan dot përtej shifrave 1-1 ndaj rumunëve të Universitatea Craiovës, në sfidën e parë të turit të dytë eliminator.

22:56
Kastrioti bën një tjetër goditje në merkato, firmos me mbrojtësin serb që ka luajtur me Bylisin

Kastrioti bën një tjetër goditje në merkato. Klubi krutan ka prezantuar mbrëmjen e sotme mbrojtësin serb Milos Stojanovic, i cili më herët ka luajtur në Superiore për dy sezone me skuadrën e Bylisit.

22:46
​FMN ul parashikimin e rritjes për ekonominë gjermane

Ekonomia gjermane do të ketë rritje këtë vit shumë më dobët se sa pritej, njoftoi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

22:40
Në Kretë “s`ka luftë e halle”, ishulli shijon një “boom” të turizmit

Pas dy sezone pushimesh të shkatërruara nga pandemia, biznesi po lulëzon sërish në ishullin grek të Kretës, me turistët që dynden sërish në rërën e bardhë të ishullit, portet piktoreske dhe baret e plazhit.

22:29
Bie zjarr në zyrat e një kompanie private në Elbasan, shkak shkëndija elektrike në prizën e kondicionerit

Zyrat e një kompanie private në Elbasan janë përshirë nga flakët pasditen e sotme, ku fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

22:14
Lukashenko e pranon: Bjellorusia, shtet autoritar, por s`kemi të burgosur politikë

Në një lëvizje të papritur, lideri bjellorus, Aleksandar Lukashenko pohoi se  një shtet autoritar, edhe pse këtë rrëfim e shoqëroi me pretendimin se në vendin e tij të izoluar, nuk ka të burgosur politikë.

22:14
Monika Lubonja realizon fluturimin e shumëpritur me pilotin e zemrës!

Monika Lubonja ishte një nga banorët më dinamike të këtij edicioni të parë të “Big Brother VIP Albania”. Ajo dhuroi gjithçka, nga të qeshurat dhe shakatë e shumta me banorët e tjerë, e deri te emocionet e forta gjatë spektaklit.

21:59
Vaji i Peshkut/ Si ta përdorni për shëndetin e fytyrës

Ajo ikën shpejt ndonëse pas saj rendin të gjithë. Bëhet fjalë për rininë, përkëdheljen e së cilës duam ta kemi gjithnjë në fytyrë e jo vetëm.

21:48
Dafina Zeqiri aktore? Këngëtarja habit fansat me projektin e ri

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike.

21:42
Ish-Miss Meksika një prej autoreve të vjedhjes spektakolare të verërave $1.6mln nga qilari i famshëm spanjoll (fotot)

Vjedhja e verërave të paçmueshme – disa prej të cilave datonin më shumë se 100 vjet – konsiderohej nga pronarët e restorantit fitues çmimesh Atrio si ‘diçka që e shikon vetëm nëpër filma’.

21:39
Ten Haag “i dashuruar” me holandezët, kërkon rikthimin e një “ish”-i te Man. United

Aventura e Memphis Depay te Barcelona është drejt fundit. I transferuar në qershor të vitit 2021, holandezi nuk arriti kurrë të bindte drejtuesit e katalanëve, të cilët tashmë të zhgënjyer e kanë nxjerrë sulmuesin në merkato.

21:31
Ja cilat hite do të përformojë Fifi në “A Live Night”!

Live Night” është prodhimi më i ri në Top Channel që padyshim është një risi e ekraneve tona. Deri më tani keni pasur mundësinë të shihni në intervista shumë më ndryshe nga sa jeni mësuar disa nga artistët e “A Live Night” dhe t’i dëgjoni duke performuar live teksa na falin një emocion shumë të vecantë.

21:31
Laçi “tradhtohet” nga Spahiu, por mbrojtja e Dajsinani shmangin humbjen

Laçi vuan, por reziston dhe ia del të mbajë rezultatin 0-0 në transfertën moldave ndaj Petrocub, duke shtyrë çështjen e kualifikimit për të enjten e ardhshme në Shqipëri.

21:22
​Çmimet e naftës bien në 103 dollarë, tregtarët ndërkombëtarë kanë frikë për kërkesat

Çmimet e naftës ranë në 103 dollarë në tregjet ndërkombëtare të enjten, pasi një rritje e inventarëve në SHBA nxiti shqetësimet rreth kërkesës dhe oferta e përtërirë nga Libia dhe Rusia lehtësuan frikën për mungesë oferte.

21:11
Ukraina kërkon ngrirjen e borxhit për të shmangur falimentimin

Ukraina u ka kërkuar kreditorëve të saj që të ngrijnë pagesat për dy vjet ndaj obligacioneve ndërkombëtare, në përpjekje për të përqendruar burimet e saj financiare në zmbrapsjen e Rusisë.

21:01
Kolumbia celebron ditën e pavarësisë me paradë madhore ushtarake (foto-galeri)

Kolumbia celebroi sot 212 vjet pavarësi kombëtare me një paradë ushtarake prej më shumë se 11,000 burra e grave të forcave të armatosura në kryeqytetin Bogota.

21:00
Tre arsye pse kafeja mund t’ju bëjë të ndjeni të përziera

Kafeja pëlqehet nga miliona njerëz në të gjithë botën për shijen e saj dhe aftësinë për të rritur nivelet e energjisë.

20:47
Ndeshjet e Champions League 2022-2023 në Shqipëri, zbardhet kalendari i Grupit G

Disa ditë më parë, UEFA vendosi t’i besojë Federatës Shqiptare të Futbollit pritjen dhe organizimin e disa prej ndeshjeve të turit para-eliminator të Futsal Champions League 2022/2023.

20:45
U gjet i pajetë në breg të detit, identifikohet 40- vjeçari

Policia e Fierit ka bërë me dije se është identifikuat 40-vjeçari i gjetur ditën e sotme pajetë në breg të detit.

20:40
Fiks Fare/ Investime miliona euro gjysmake, kafshë të ngordhura dhe ujërat e zeza të Lezhës hidhen në lumin Drin

Në mes të vitit 2012, përkatësisht 10 vite më parë, drejtuesit e atëhershëm të Ministrisë së Infrastrukturës, do të hapnin procedurat e para për filtrimin e ujërave të zeza të Lezhës dhe Shëngjinit.

20:30
“Jam gati të ul pagën me 30%”, CR7 i dëshpëruar, insiston për të firmosur me “armiqtë” e Realit

Cristiano Ronaldo e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Manchester United.

20:25
Bayern “hakmerret”, pranë firmës me mbrojtësin e Barcelonës

Bëhet fjalë për talentin 16-vjeçar, Adam Aznou, për të cilin bavarezët fituan garën me rivalët gjermanë të Leipzig, por edhe me Real Madrid.

20:17
Politologu Fukuyama: Kthimi i Trumpit në vitin 2024 do të “zgjidhte të gjitha problemet e Rusisë”

Megjithëse Rusia mund të bëjë bllof me ofensivën e saj të re, është thelbësore për kohezionin e Perëndimit që Ukraina të rifitojë jugun e saj – veçanërisht nëse rikthehet Donald Trumpi, beson politologu Francis Fukuyama.

20:10
Abuzim me tenderin e rikonstruksionit të komisariatit të Malësisë së Madhe/ Kryekomisari dhe tetë efektivë lihen në burg

Nëntë punonjës të Policisë së Shkodrës janë lënë në burg, kurse pesë të tjerë në arrest shtëpie për abuzim me tenderin e rikonstruksionit të godinës së komisariatit të Malësisë së Madhe.

19:53
Aktivizohet një vatër zjarri në Elbasan, rrezikohen pishat! Flakët u shkaktuan nga….

Një vatër zjarri është aktivizuar në Kodër Krastë të Elbasanit pak minuta më parë.

19:50
Energjia në bursë 670 euro, biznesi: Nga rritja e çmimit të energjisë po mbyllim fabrikat

670 euro për një megavat/orë. Kjo është shifra rekord që arriti bursa hungareze këtë javë nga ku Shqipëria merr referencën për importin e energjisë, gati 6-fish më i lartë në krahasim me 2019.

19:49
Çfarë duhet të bëni për të parandaluar demencën

Demenca është një nga sëmundjet që mjekët e kanë cilësuar si sëmundja e shekullit.

19:36
Hetimet për sulmin kibernetik/ e-Albania u sulmua nga 4 llogari në të njëjtën kohë

Prej datës 18 korrik sektori i krimit kibernetik në Policinë e shtetit dhe Prokuroria e Tiranës kanë nisur hetimet në lidhje me sulmin kibernetik ndaj platformës e-albania.

19:35
Dy xhaguarët e parë të egër lindin në Argjentinë pas 70 vjetësh (video-fotot)

Një femër xhaguar e lëshuar në vitin 2021 në parkun kombëtar Ibera në veri të Argjentinës është parë nga kamerat automatike me dy këlyshë të vegjël, që janë xhaguarët e parë që lindin në kushte të egra në pyjet e Argjentinës pas 70 vjetësh.

19:28
Inteligjenca britanike: Aftësia e Rusisë për të spiunuar në Evropë është përgjysmuar

Shefi i shërbimit të inteligjencës së jashtme britanike është shprehur se Rusia e ka përgjysmuar aftësinë e saj për të spiunuar në Evropë, pas dëbimit të më shumë se 400 oficerëve të inteligjencës ruse nga qytetet anembanë Evropës dhe arrestimit të disa spiunëve të fshehtë që paraqiteshin si civilë. 

19:18
Ministri hungarez në Moskë për të diskutuar rreth furnizimeve me gaz

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka arritur në Moskë për të diskutuar për furnizimet me gaz për shtetin e tij, si dhe për të gjetur zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë, sipas deklaratave që ai ka dhënë më 21 korrik.

19:09
Pse ushtarët rusë po refuzojnë të luftojnë në Ukrainë?

Për katër muaj e gjysmë, tetari Ilya Kaminsky dhe ushtarët tjerë nga Brigda e 11-të për sulme ajrore, kanë luftuar në kuadër të ofensivës ushtarake ruse kundër trupave ukrainase në lindje të shtetit.

19:01
E ardhmja në pikëpyetje, Ronaldo bëhet çështje në merkato

Cristiano Ronaldo dikur ishte i paarritshëm, por vitet kanë kaluar dhe gjërat kanë ndryshuar.

18:59
Gruaja e intoksikuar ‘shpon’ me sfurk furgonin në supermarketin në Florida (fotot)

Policia në Florida tha dje se ka arrestuar një grua “tejet të intoksikuar” që kishte ngulur sfurkun ndaj një mini-furgoni pas një konflikti prapa një supermarketi.

18:56
Sërish shifra të larta infektimesh me COVID/ Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, 29 pacientë në spital

1336 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa nuk kishte asnjë humbje jete.

18:54
Non-Grata, Anglia si SHBA-ja/ Sanksionet angleze për “politikanë shqiptarë që bashkëpunojnë me krimin”

Deklaratat e të dërguarit të Londrës për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach se Mbretëria e Bashkuar po intensifikon përpjekjet për t’i shkëputur lidhjet mes politikës, biznesit dhe aktiviteteve të paligjshme si në botë ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor, duke paralajmëruar shpallje ‘non grata’ nga Britania e Madhe edhe në Shqipëri, ishin muzikë për veshët e ambasadores amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.

18:51
Pse nuk duhet të pini ujë kur hani ëmbëlsira/ Ja faktet dhe arsyet surprizë

Pse të mos pini ujë kur të hani ëmbëlsira? Pirja e ujit gjatë ngrënies së ëmbëlsirave arrin të rrisë në shkallë shumë të lartë nivelet e sheqerit në gjak.

18:51
BQE rrit normat e interesit, La Garde: Inflacioni nuk ulet shpejt, periudhë e zymtë përpara

Pak pasi Banka Qendrore Europiane njoftoi rritjen për herë të parë në 11 vjet të normave të interesit me gjysmë pikë përqindjeje, presidentja e saj, Christine La Garde doli përpara gazetarëve për të dhënë disa shpjegime.

18:47
Dorëheqja e Draghit, zgjedhjet e reja në shtator: Italia në vakum politik

Dorëheqja e parevokueshme e Mario Draghit nga post ii kreut të ekzekutivit, e zhyt sërish Italinë në krizë politike.

18:40
Rezulton e pavërtetë lidhja e fshehtë e princit Charles me dadon e djemve/ Media britanike do të dëmshpërblejë 57-vjeçaren

Media britanike BBC ka pranuar t’i paguajë dëme “të konsiderueshme” ish-dados së princave William dhe Harry-t për pretendimet “të rreme dhe dashakeqe” se ajo kishte një lidhje me Princin Charles dhe ndërpreu një shtatzëni, pretendime të bëra nga gazetari Martin Bashir.

18:40
Familja e Schumacher akuzohet se ka gënjyer për gjendjen shëndetësore të Michael

Në vitin 2013, Michael Schumacher u përfshi në një aksident të rëndë me ski që gati i kushtoi jetën ish-pilotit të Formula 1.

18:32
Biden infektohet me koronavirus, mjekët rrëfejnë gjendjen e presidentit amerikan

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Joe Biden, është infektuar me koronavirus, por sipas deklaratës, ai ka vetëm simptoma të lehta.  

18:28
Jo “shantazhit” të gazit/ BE përforcon sanksionet ndaj Moskës, i bllokon floririn

Paralajmërimet e Rusisë se mund t`i mbyllë sërish rubinetat e gazit, nuk e kanë penguar Bashkimin Europian t`i shkojë deri në fund planeve për të vendosur sanksione të reja ndaj Moskës.

18:27
Gepardi i egër rikthehet në Indi për herë të parë prej vitit 1952 (fotot)

Zyrtarët në Indi njoftuan se tetë gepardë të egër janë blerë nga Namibia në përpjekje për riprezantimin e kafshës së hijshme në habitatin e saj të mëparshëm.

18:19
SHBA përshëndet hartën e gjyqësorit: Sistemi është gati

Ambasada e SHBA në Tiranë reagoi pas miratimit të hartës së re gjyqësore në Tiranë, duke e përshëndetur këtë hap.

18:17
Ukraina: Rusia ka përdorur deri në 60% të rezervave të paraluftës të armatimit me precizion të lartë

Ushtria ukrainase ka bërë me dije se deri në këtë moment të luftës Rusia ka përdorur 60% të armatimit me precision të lartë të paraluftës.

18:06
Çështja e detit me Greqinë, Meta letër Nikollës: I hapur për të bashkëpunuar edhe përtej 24 korrikut

Presidenti Ilir Meta i dërgoi një letër kryeparlamentares Lindita Nikolla në lidhje me çështjen e detit me Greqinë, duke theksuar se është i hapur për bashkëpunim me Kuvendin edhe përtej 24 korrikut, përfundimit të mandatit të tij.

18:05
Ministri i Jashtëm hungarez viziton Moskën, do të diskutojë mbi furnizimet me gaz

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka arritur në Moskë për të diskutuar për furnizimet me gaz për shtetin e tij, si dhe për të gjetur zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë, sipas deklaratave që ai ka dhënë më 21 korrik.

18:02
3 të vdekur në 24 orë në festivalet e vrapimit të demave në lindje të Spanjës (fotot)

Tre njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit nga plagët në festivalet e vrapimit me demat në rajonin e Valencias në Spanjë.