Dy xhaguarët e parë të egër lindin në Argjentinë pas 70 vjetësh (video-fotot)

21/07/2022 19:35

Një femër xhaguar e lëshuar në vitin 2021 në parkun kombëtar Ibera në veri të Argjentinës është parë nga kamerat automatike me dy këlyshë të vegjël, që janë xhaguarët e parë që lindin në kushte të egra në pyjet e Argjentinës pas 70 vjetësh.

Këlyshët kanë lindur nga nëna Arami, dhe babai Jatobazinho, një xhaguar i egër i rehabilituar nga Brazili, i dhuruar Argjentinës në një projekt konservimi të vitit 2019.

Programi i rehabilitimit të kafshës së hijshme ka nisur në 2012, dhe prej atëherë tetë të tillë janë lëshuar në parkun Ibera.

“Riprodhimi në gjendje të lirë i xhaguarëve dhe ardhja e kësaj gjenerate të re është një shenjë e jashtëzakonshme e mbrojtjes së species dhe e shpresës për një popullatë të shëndetshem xhaguarësh në Esteros del Iberá,” thuhej në deklaratën e zyrtarëve të parkut.

Javë e fundit grupi teknik kishte vërejtur se femra kishte qëndruar në një vend që besohet se ishte për kujdesjet ndaj të vegjëlve.

Koordinatori i projektit Magalí Longo thotë se çiftimi mes Arami, Jatobazinho ka ndodhur krejtësisht në kushte natyrale.

“Nëse të dy këlyshët do të mbijetojnë —diçka që do ta mësojmë në javët në vijim — popullata në Iberá do të ketë dhjetë xhaguarë, që do të jetë shumë e rëndësishme për rajonin e Chaco”, tha ai.

FOTO GALERI
1/5
Një femër xhaguar e lëshuar në vitin 2021 në parkun kombëtar Ibera në veri të Argjentinës është parë nga kamerat automatike me dy këlyshë të vegjël

Top Channel