Durrës/ Vepra të ndryshme penale, arrestohen katër persona, dy prej tyre të shpallur në kërkim

22/07/2022 14:06

Katër persona janë arrestuar në Durrës për verpa të ndryshme penale, ndërsa dy prej tyre ishin shpallur në kërkim.

Një 56-vjeçar me iniciale A. T. është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

45-vjeçari me iniciale Sh. C., banues në Fushë Krujë, i shpallur në kërkim, iu vunë prangat për veprën penale “Vjedhja”, pasi i ka vjedhur çantën e dorës me sendet personale dhe një sasi të hollash, një shtetasi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” për shtetasit:

S., 30 vjeç banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin K. L., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve;
B., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin B. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel