Një Simeone edhe për Napolin, palët shumë pranë marrëveshjes

22/07/2022 13:47

Pasi firmosi me Djuriç, Henry e Piccoli, Verona ka kompletuar repartin e sulmit dhe tani është në pritje për të shituar goleadorin e sezonit të kaluar, argjentinasin Giovanni Simeone.

Sipas mediave italiane, shkruan SuperSport, Napoli ka arritur marrëveshjen me sulmuesin dhe po negocion me klubin e Veronës, që synon të arkëtojë sa më shumë para nga kartoni i argjentinasit.

Simeone pritet të jetë zëvendësuesi i parë i Osimhen dhe pas transferimit të tij në Napoli, do të’i hapet udha largimit të Andrea Petagnës, sulmues që kërkohet me ngulm nga Monza e sapo-ngjitur në Serinë A.

Top Channel