Bie zjarr në zyrat e një kompanie private në Elbasan, shkak shkëndija elektrike në prizën e kondicionerit

21/07/2022 22:29

Zyrat e një kompanie private në Elbasan janë përshirë nga flakët pasditen e sotme, ku fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Zyrat ndodhen ne godinën e një pallati te banuar. Ndërhyrja e menjëhershme ka parandaluar përhapjen e flakëve ne apartamente.

Mendohet se zjarri ka ardhur si pasoje e një shkëndije elektrike ne prizën e kondicionerit.

 

Top Channel