3 të vdekur në 24 orë në festivalet e vrapimit të demave në lindje të Spanjës (fotot)

21/07/2022 18:02

Tre njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit nga plagët në festivalet e vrapimit me demat në rajonin e Valencias në Spanjë.

Ata të gjithë kishin marrë pjesë në festivalin tradicional të bous al carrer (Vrapimi i demave) ku kafshët lëshohen mes rrugëve të ngushta të qytetit dhe njerëzit në kërkim të emocioneve vrapojnë bashkë me to.

Në tetë vitet e fundit rreth 20 persona kanë vdekur në eventet e shumëpritura dhe gjithashtu të kontestuara nga mbrojtësit e të drejtave të kafshëve.

Tre të vdekur kishin pësuar plagë të rënda gjatë dy javëve të fundit.

Në një prej incidenteve në Picassent, në jug të Valencia, një 56-vjeçar që qëndronte prapa një barrikade në rrugë, u ngrit në ajër nga demi dhe pësoi një plagë të rëndë në kokë, ai vdiq dje në spital, nëntë ditë pas ngjarjes.

Një tjetër burrë 50 vjecar vdiq pas goditjes së bririt të demit në Meliana, në veri të Valencia.

Ndërsa një vizitor 64-vjeçar nga Franca fqinje vdiq nga plagët e marra në vrapimin e Pedreguer.

Kryebashkiaku i Meliana justifikohej se demat janë kafshë dhe se aksidentet e këtij lloji janë një rrezik që merret parasysh nga njerëzit.

Festivali më i famshëm i këtij lloji në Spanjë është ai i San Fermin me vrapimin e demave në Pamplona, ku sivjet janë plagosur rreth 30 njerëz.

Megjithë kërkesat për ndalimin e festivalit, sezoni i Bous al carrer jep një nxitje të nevojshme për ekonominë rajonale të Valencia.

Një studim në 2019 zbulonte se eventi krijonte 3,000 vende pune dhe sillte të ardhura prej €300 milionë nga rreth 10,000 evente të organizuara në vit.

FOTO GALERI
1/13
Një amerikan dhe dy spanjollë e pësuan sot duke u shpuar nga brirët e demave në vrapimin e emocionues festivalit të San Fermin

Top Channel