Foto Ilustruese

Dy mjete janë përfshirë në një aksident rrugor këtë mesditë në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Memlisht, kur mjeti tip “Benz” me drejtues 25-vjeçarin me iniciale G. B. Është përplasur me me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues 40-vjeçarin me iniciale F. B.

E plagosur ka mbetur pasagjerja në mjetin tip “Volkswagen”, shtetasja E. K., e cila do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që pritet zbardhja e rrethanave nga grupi hetimor.

Top Channel