Kastrioti bën një tjetër goditje në merkato, firmos me mbrojtësin serb që ka luajtur me Bylisin

21/07/2022 22:56

Kastrioti bën një tjetër goditje në merkato. Klubi krutan ka prezantuar mbrëmjen e sotme mbrojtësin serb Milos Stojanovic, i cili më herët ka luajtur në Superiore për dy sezone me skuadrën e Bylisit.

Qendërmbrojtësi 25-vjeçar ka firmosur me Kastriotin dhe është bashkuar menjëherë me skuadrën në stërvitje, duke u bërë futbollisti i tretë që bashkohet me krutanët, pas sulmuesit Zajsar Arapi dhe mesfushorit Kevin Aliaj.

Milos Stojanovic është rritur në skuadrën e Crvena Zvezdës dhe më pas ka luajtur për ekipe si Kolubara, Bazanija, Vozdovac dhe Sloboda Tuzla, si dhe Bylis në Shqipëri.

Top Channel