Roma nuk ndalet në merkato, “troket” në zyrat e PSG-së për mesfushorin holandez

22/07/2022 13:25

Zyrtarizimi i Christophe Galtier në stolin e Parris Saint-Germain, ka bërë që shumë lojtarë të mendojnë të ardhmen e tyre larg Parisit.

Sipas SuperSport së fundmi, në skenë është shfaqur edhe Roma e Jose Murinho-s. Italianët kanë nisur kontaktet e para dhe e shohin si një opsion të përshtatshëm në mesfushë, sidomos në rast largimi të Jordan Veretout.

Roma ka “trokitur” në zyrat e PSG dhe ka bërë me dije se nuk kërkon të paguajë për momentin, por bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerjeje në fundin e sezonit dhe tani mbetet për t’u parë nëse kampionët e Francës do ta aprovojnë diçka të tillë, por mbi të gjitha, kryesori në këtë mes është vetë mesfushori holandez.

31-vjeçari ka një kontratë deri në verën e vitit 2024-ës dhe Roma ka shumë kundërshtarë në garë për ishin e Liverpool, madje edhe nga Italia.

Top Channel