Edhe pse masa të forta sigurie me forca të shtuara të policisë janë vendosur përreth gjykatës së rrethit gjyqësor Fier në pritje të zhvillimit të seancës gjyqësore ndaj Klodian Çalamanit , autorit të vrasjes makabre të 8-vjeçarit Mateo Vasiu, ndodhur ne 16 nëntor të vitit 2021 ne Grecalli, ky i fundit nuk është paraqitur.

Masat e sigurisë janë marrë pas incidentit qe ndodhi muaj më parë kur familjarët e 8-vjecarit kërkonin drejtësi para dyerve të gjykates, ndërsa gjyqi po zhvillohet në mungesë.

Nuk janë paraqitur në gjykatë as Klodian Calamani, i përfaqësuar nga avokati Denid Hajdëraj dhe as familjarët e viktimës, përfaqësuar nga avokatja Rozeta Plaku.

Në gjykatën e Fierit me gjykatës Erlanda Agaj dhe prokurore Suela Beluli, pritej te shqyrtohej kërkesa e Prokurorisë Fier me objekt: “Dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të personit nën hetim Klodian Çalamani, i akuzuar për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” viktimë e të cilës mbeti 8-vjeçari Mateo Vasiu.

Top Channel